 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Kontroll lejeve te ndertimit, mungojne investimet"
E Hene, 02 Qershor 2008
Vlora eshte bere gati per sezonin turistik 2008, nderkohe qe prioritet mbetet zhvillimi i projekteve per shnderrimin e zones nder me te frekuentueshmet dhe per ta bere qender kombetare e nderkombetare. Problemet qe hasen ne infrastrukturen ne periferi, kanalizimet apo mbeturinat, kryebashkiaku Shpetim Gjika, i justifikon edhe me mungesen e investimeve ne kete fushe. Ne nje interviste per gazeten "KJ", ai shpjegon masat e marra, por shprehet se, "mungesa e investimeve nga ana e qeverise dhe mungesa e projekteve nga Ministria e Turizmit per Vloren, jane nje deficit i madh i qytetit bregdetar". Sipas Gjikes, qyteti i Vlores njihet si nje destinacion turistik qe ka burime konkurruese ne rajonin e Mesdheut, me nje pozicion te favorshem per te siguruar turizem nderkombetar. Qendrueshmeria dhe ndergjegjesimi per ceshtjet mjedisore jane pjesa kryesore e strategjise se zhvillimit te turizmit. "Objektivi kryesor eshte shnderrimi i Vlores ne nje produkt turistik terheqes e te promovueshem. Do te kete kontrolle ne procesin e zhvillimit te tokes, perfshire ligjin e urbanistikes, miratimin e objektit ndertimor dhe lejes se ndertimit. Planifikim i ndertimeve te fushes se turizmit ne zonen bregdetare dhe nxitja e investitoreve privat serioz per te marre pjese ne investime", thote Gjika.
Higjiena dhe planet
Kryebashkiaku Shpetim Gjika nuk ka lene pas higjienen dhe cilesine e sherbimit, apo kushtet e punes qe ofrohen per punonjesit ne hotele. Ai shprehet se tenton qe ta ktheje Vloren ne nje epiqender te zhvillimit turistik ne vend, por disa lagje kane probleme me infrastrukturen dhe mbeturinat.
Nis sezoni, trafik ne rruge
Lehtesimi i levizjes dhe orientimi per destinacionin me ane te shenjave rrugore dhe shenimit te vendeve me interes turistik eshte prioritet i parashikuar nga bashkia. Por keto dite te para ne rruget kryesore qe te cojne drejt plazhit dallohej qarte fluksi i trafikut. Makina te shumta ne radhe qe kishin populluar segmentet kryesore dhe njerez qe nxitonin drejt reres per te marre rreze diellore. Nderkohe qe edhe policet rrugore ishin te shumte ne numer, porse vargu i makinave nuk u ka lene asnje mundesi deri ne qetesimin e trafikut.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Velipoja mbipopullohet nga pushuesit kosovare
- Vazhdojne ndertimet pa leje ne Shengjin
- Vlore: Trafiku ne rruget e qytetit, problem per plazhistet
- Zhurma qe vjen nga diskot, shqetesim per pushuesit
- Baticat e ujerave te zeza pushtojne Velipojen
- Dhermiu, pa rruge e roje bregdetare
- Malet e pleherave largojne turistet nga Saranda
- Uji i pijshem, Shengjini si Saharaja
- Kur te gjithe perulen per Muhamed Ali
- Saranda ne rruge, peshk, midhje dhe karkaleca
- Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale
- Saranda – cfare thone pushuesit
- Oferta fluturuese, "Shijoni Italine"
- Divjaka, parku kombetar ku nuk ka vetem plazh
- Velipoja, plazhe, laguna dhe klime malore
|
|