PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gara e cmimeve ne 100 hotele per te terhequr pushuesit


E Hene, 02 Qershor 2008

Ornela Hila

Sezoni turistik 2008 e gjen qytetin e Vlores me 100 hotele te regjistruar dhe te gatshem per te pritur pushuesit e shumte. Por kete vit jane shtuar ndertimet e banesave private qe ofrojne cmime konkurruese kryesisht per familjaret, duke sfiduar hotelet. Zyrtare te bashkise deklaruan se persa i perket urbanistikes, nuk ka patur probleme te theksuara per ndertimet pa leje dhe se ato qe ekzistonin dhe perbenin emergjence jane prishur me pare. Ndersa inspektoret ushtrojne kontrolle ne keto subjekte per te pare cilesine e sherbimit, punen qe kryhet, ushqimin qe serviret dhe kontrolluar tregtaret e paligjshem qe sfidojne te ligjshmit. Nje nate ne hotel shkon nga 1500, deri ne 4 mije leke, ndersa kur je me femije deri ne 5 mije leke. Kurse nje dreke apo darke mbetet ne varesi te restorantit dhe llojit te gatimit, me nje kosto pothuajse te njejte me fjetjen. Kreu i zyres se Turizmit, Ilir Metaj, thote se kapaciteti i shtreterve dhe numri i hoteleve jane te mjaftueshem per te pritur pushuesit qe kane zgjedhur qytetin e Vlores.

Nje mori emrash, cilesish e kategorish, ne mbi 100 hotele, te cilet jane gati per pritjen e turisteve per te kaluar sezonin veror, apo edhe nje dite te vetme, sa per te njohur qytetin. Kategorizimi i gustos se secilit dhe mundesia per te paguar apo jo jane te vetmit kritere qe duhen per te kaluar pushime te kendshme ne kete qytet te kripes. Ambiente per nete luksi, por edhe vende per familje qe nuk kerkojne te shpenzojne shume, por te kenaqen nga sherbimi dhe qendrimi disaditor. Hotele me 5 yje, ku kapacitet e shtreterve jane te larte, deri ne 300. Por larmia e hoteleve eshte e ndryshme dhe cmimet po ashtu, ndersa i japin mundesi pushuesve per te zgjedhur. Menaxheret e hoteleve shprehen se nuk ka ndryshime te cmimeve nga viti i kaluar, pavaresisht nga tendenca ne rritje e te gjitha asortimenteve. Cmime konstante ne dhoma, sherbim hotelerie, bare e restorante.

Nje dhome hoteli per nje nate, ka cmime te ndryshme, te cilet variojne nga 2500-7000 leke, ne varesi te cilesise se sherbimit dhe kushteve, apo pamjes se saj. Ndersa per ata qe kane vendosur te kalojne 15 dite ne Vlore, cmimi i fjetjes apo edhe banesa qe jepen me qira per muajt e veres, varion nga 40-60 mije leke, qe jane te ndryshueshme ne baze te kerkeses dhe ofertes turistike. Restorantet dhe picerite e shumta ne qytet duket se kete vit do te operojne ne pjesen me te madhe te tyre me cmimet aktuale, pa kryer rritje artificiale per sezonin veror. Faktor kryesor ne terheqjen e vizitoreve per te kaluar pushimet ne kete zone, jane pikerisht sherbimet e ketyre operatoreve privat, ne te cilet nje pjate e pare mund te kushtoje nga 200 leke per person, e deri ne 700 leke, ndersa nje pjate e dyte me baze mishi apo peshku varion nga 400 deri ne 5000 leke, qe eshte dhe luksi i detit i quajtur gofa, e qe rritet kryesisht ne Karaburun apo Sazan. Frutat e detit, peshku e nje mori variacionesh gatimi nuk mungojne ne bregdetin vlonjat, ku nderthurrja e restoranteve duket se ka per faktor vetem xhepin e vizitorit.

Joshja nga kuzhina tradicionale vlonjate

Ne restorantet e shumta ne qytet mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjtha zonave, te nderthurrur me kuzhinen italiane. I vecante eshte gatimi i produkteve te detit, nga peshku, kallamari, karkaleci, midhjet, e deri te aragostat, qe perfshihen ne menyte e te gjitha restoranteve. Ndersa per tradicionalet qe deshirojne te provojne kuzhinen tipike, mbetet byreku, sidomos ai qe quhet edhe qumeshtor, ku perberesit kryesore jane qumeshti, mielli dhe lakrat. Nje tjeter ushqim tipik i Vlores eshte mishi i pjekur ne hell. Nje karakteristike e zones qe shijohet pothuajse nga cdo pushues. Drejtuesit e kuzhines ofrojne kryesisht qingja dhe keca ne hedh, i shoqeruar nga sallata te ndryshme. Po keshtu edhe kosi i fresket ne zonen e Llogorase. Por pas nuk mbetet as Harapashi, nje tjeter gatim tipik i Vlores. Nje gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpe e djathe, nje nder me te preferuarit nga pushuesit dhe me te porositurit. Ndersa ne pijet tradicionale mbetet rakia, kryesisht ajo e rrushit, kumbulles dhe e menaferres. Dhe per te ngrene nje vakt te mire, dreke apo darke, nje person duhet te shpenzoje nga 1500 leke, deri ne 5 mije leke te reja. Lajmi qe qeteson ne keto dite te para te sezonit turistik jane deklaratat e operatoreve, qe duket se kane vendosur te mos luajne me cmimet qe zakonisht pesojne ngritje artificiale gjate pikut te veres.

100 Jane hotelet qe presin pushuesit ne qytetin e Vlores per kete sezon turistik, pa perfshire banesat private qe ofrohen nga qytetare te ndryshem pergjate bregdetit. Cmimet variojne nga 1500-7 mije leke per person

300 Shtreter eshte kapaciteti maksimal i nje hoteli qe mban 5 yje, ndersa te tjeret variojne duke ofruar edhe salla konferencash apo pishina dhe vozitje falas ne det te hapur. Po keshtu ofrohen edhe sherbimet e vakteve





Hotelet

Dhoma teke, nje nate, 1500-4 mije leke

Dhoma cift, 2500-5 mije leke

Cift me nje femije, 3000-7 mije leke

Dhoma teke, 15 dite, 15000-25 mije leke

Dhoma cift, 30 mije-60 mije leke

Dhoma cift, me femije, 35 mije-70 mije leke

Shtepi plazhi private, 15 dite, 15 mije-50 mije leke

Restorantet

Pjate e pare, antipasta, sallata, 200-800 leke

Pjata e dyte, spagheti, risoti, fritura, 400-1500 leke

Pjate e trete, baze mishi apo peshku, 1 mije-5 mije leke

Tavolina per 4 persona, ushqim dhe pije, 4 mije dhe me teper sipas zgjedhjeve










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika