Sezoni turistik, me tregtare peshku ne rruge
E Hene, 02 Qershor 2008
Sarande- Edhe ky sezon veror i ka gjetur tregtaret e Sarandes me "shtepine" e tyre te vjeter. Tregtimi ne rruget e qytetit do te vazhdoje ashtu sikurse 18 vitet e fundit, pasi autoritetet vendore nuk kane ngritur ambiente te pershtatshme per kete aktivitet. "Merkatoja" e peshkut, midhjes, apo oktapodit, nuk ka leshuar trotuaret e qytetit. Jane me shume se tete kryqezime qe mengjeseve dhe deri vone ne mbremje, frekuentohen nga tregtaret. Mungesa e nje merkatoje peshku e premtuar qe nga viti 1990 nga te gjitha baskite, ka bere qe shume nga shitesit te rrine ne trotuare, megjithese kerkohen standarde te larta sherbimi dhe ruajtjeje ne frigorifer. Peshku shitet i vendosur ne kova e kanistra dhe midhjet ne qeska e shishe plastike.
B.B