PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Akciza, nuk mblidhen 10 milione euro


E Hene, 02 Qershor 2008

Blerina Hoxha

Mbledhja e te ardhurave nga akciza, tatimi mbi pasurine dhe taksa nacionale duket se nuk ka shkuar mire ne kater muajt e pare te ketij viti. Te dhenat nga Ministria e financave tregojne se, nga mos mbledhja sipas planit ne keto taksa ne buxhet eshte krijuar nje deficit rreth 25 milione euro, i cili eshte kompensuar nga tejkalimi ne disa taksa dhe tatime te tjera si Tatimi Vleren e Shtuar dhe Tatimin mbi Fitimin.

Deri ne fund te muajit prill ishin planifikuar te mblidheshin 10.3 miliarde leke te ardhura nga akciza, por jane grumbulluar vetem 9.07 miliarde leke. Deficiti i krijuar ne buxhet nga mos realizimi i planit ne te kete takse ishte per kater mujorin rreth 10 milione euro. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti pritet nje rritje e akcizave per mallrat e forte, kafe, cigare dhe alkool. Te ardhurat nga akciza mbeshteten ne rritjen e nivelit te saj per karburantet, pijet alkoolike, veres dhe birres, duke i perafruar ato me nivelin e akcizave te vendeve te rajonit. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, me se shumti buxheti i siguron te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar, i cili ne fund te periudhes katermujore ka rezultuar me 100,8 per qind, duke kontribuar me nje vlere neto mbi 82.4 miliarde leke. Gjithashtu, taksa e sheshte, shihet se ka dhene nje efekt pozitiv ne te ardhurat buxhetore gjate ketij viti. Perfshirja ne tatimin 10% te pagave te uleta, ka bere qe buxheti i ketij viti te arketoje plot 6.5 miliarde leke dhe te realizoje planin ne kete ze me me shume se 177 per qind.

Nje deficit te konsiderueshem prej gati 10 milione eurosh ka krijuar edhe taksa nacionale. Nga 5.8 miliarde leke qe ishin planifikuar te grumbulloheshin nga taksa nuk jane mbledhur me shume se, 4.6 miliarde leke me nje deficit qe eshte me i larta pas atij qe kane krijuar akcizat me rreth 1,1 miliarde leke. Gjithashtu rreth 5 milione euro jane hendek i krijuar nga mosgrumbullimi sipas planit i tatimit mbi pasurine. Ne vendin tone legjislacioni per tatimin e pronave dhe pasurive ende nuk eshte i kompletuar. Per vitin 2008, ne buxhetin e miratuar tashme te ketij viti te ardhurat totale jane parashikuar ne 283,7 miliarde leke ose 26,4% e PBB-se, me nje rritje prej 29,7 miliarde leke mbi nivelin e planifikuar sipas buxhetit fillestar te vitit 2007. Por me tejkalimin e planit te te ardhurave buxhetore sipas ecurise se deritanishme pritet qe te ardhurat totale ne buxhet te arrijne ne 29 % te PBB deri ne fund te ketij viti. Megjithese reformat masive qe po merren ne sistemin e taksave, me qellim rritjen e te ardhurave, Shqiperia vazhdon te mbledhe me pak tatime dhe taksa ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto se vendet e tjera te rajonit.

Tatimoret tejkalojne planin

Per here te pare te pakten gjate 10 viteve te fundit administrata tatimore, jo vetem qe realizon, por edhe tejkalon planin e te ardhurave me rreth 30 milione dollare. Burimet zyrtare te tatimeve njoftuan se, programi i te ardhurave per 4-mujorin e pare te vitit u realizua ne masen 111 per qind. Vetem per muajin prill ka nje tejkalim prej rreth 515 milione leke, ose ne masen 107,2 per qind te planit.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika