PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rritja e pagave, fondi 80 milione euro


E Hene, 02 Qershor 2008

Fondi qe do te vihet ne dispozicion per rritjen e pagave dhe pensioneve me 1 korrik te ketij viti eshte llogaritur te kete nje efekt ne buxhet rreth 9 miliarde leke ose 80 milione euro. Shifra eshte bere e ditur nga zv/ministri i financave, Sherefedin Shehu. Zyrtari i larte i financave ka sqaruar se, shifra do te perdoret per rritjen e pagave ne sektorin publik, e cila do te nise me nje minimale prej 4 per qind deri ne 17 per qind per sektorin e shendetesise dhe pensionet jane planifikuar te rriten me 10 deri ne 15 per qind ato te fshatit dhe pensionet e qytetit nje rritje mesatare 8 per qind ose 10 per qind. Sipas percaktimeve ne buxhetin e vitit 2008, do te kete rritje te pagave te mesuesve te sistemit te arsimit parauniversitar me qellim dyfishimin deri ne vitin 2009 si dhe rritje te diferencuar te pagave te punonjesve te sistemit te arsimit universitar. Per kete qellim, fondi i pagave per Ministrine e Arsimit dhe Shkences ne vitin 2008 eshte parashikuar te rritet me 15%", parashikohet ne projektligjin e buxhetit. Gjithashtu ne rritje mesatare e pagave per shendetesine do te jete 15 %. Por gjithashtu edhe bluzat e bardha do te kene diferencime nga kjo rritje. Me shume rritje do te perfitojne infermieret. Rritja e pagave per administraten buxhetore edhe per kete vit do te vijoje me ritme te larta. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane sqaruar se, rritja e pagave per buxhetoret do te vijoje me ritmet 15-18 per qind. Sipas tyre, perqindjen me te larte te rritjes do ta perfitojne sektoret e arsimit dhe te shendetesise, te cilet edhe per kete vit do te kene pjesen e 'luanit" ne rritjen qe eshte programuar ne buxhet. Ekspertet e buxhetit ne ministrine e Financave pohojne se, rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit sic eshte bere tradite tashme.

Ne kater vite, pagat dyfishohen

Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve qeveria eshte duke zbatuar nje strategji te saj te reflektuar ne programin 4 vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e ulta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika