PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje dite mirenjohjeje per shqiptaret


E Diele, 01 Qershor 2008

PIEMONTE - Nje periudhe e veshtire e shekullit te kaluar kur shqiptaret refuzuan "te imitojne" shtetet e tjera qe dhunuan e shperfillen hebrenjte, eshte kujtuar ne Itali, me nje dite te posacme kushtuar Shqiperise. Nje dite mirenjohjeje per shqiptaret, ne Festivalin Internacional te Kultures Ebraike "Oyoyoy" ne Casale Monferrato - Piemonte te Italise. "Ne Shqiperi te gjithe hebrenjte u shpetuan gjate okupacionit nazist". Ky ishte lajtmotivi i kesaj dite institucionale dhe festive organizuar ne rajonin Piemonte te provinces se Aleksandrise.

PAK HISTORI

Eshte nje fakt universal ne te gjithe Evropen se Shqiperia eshte vendi i vetem qe hebrenjte u shpetuan gjate periudhes naziste. Sipas dokumenteve, numri i te shpetuarve arriti ne 2000. Gjithcka i dedikohet "Beses shqiptare" qe ne shekuj ka mbijetuar ne Shqiperi si nje virtyt i nje populli ne Ballkan, larg bindjeve ideologjike e fetare.

Ne Shqiperi, sipas zakonit te "Beses" nuk ka ekzistuar fjala "i huaj", por vetem fjala "mik" - theksoi gazetarja Roberta Barazza, studiuese apasionante e holokaustit dhe qemtimin e asaj qe ndodhi ne Shqiperi ne vitet e pushtimit nazist. Eshte nje vazhdimesi ne traditen historike qe ne vitet 1468 kur heroi kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi kunder otomaneve ne mbrojtje te Shqiperise dhe te Evropes.

Kushtuar ketij fakti, kryetari i Bashkise se Casale Monferato, Paolo Mascarino, me konsullin e nderit te Shqiperise ne Piemonte, Giovanni Fierra, mbolli nje rrenje ulliri ne shenje kujtimi e vazhdimesie te sakrifices shqiptare e miqesise me popullin hebre.

PANELI PER SHQIPERINE

Ne sallen e mbushur me mbi 400 pjesemarres ishin shqiptare, hebrenj e italiane qe tashme punojne dhe jetojne se bashku. Mes tyre ndjehet respekti dhe deshira per te kontribuar ne nje shoqeri evropiane. Te mos harrojme se jane vetem ne Casale mbi 570 familje shqiptare. Te kesh ne kujtesen historike faktin qe asnje hebre nuk u dorezua nazisteve eshte krenari, por qe tani une jam edhe me shume krenar si shqiptar, u shpreh Tom Musha, kryetar i Shoqates Kulturore se Shqiptareve "Mergimtari" ne Torino.

Andrea Riscassi, gazetar i RAI-it ne Milano, qe drejtoi panelin per shqiptaret e Shqiperise theksoi se tashme "nuk jane shqiptaret" ne vendin e pare te kronikes se televizioneve italiane. "Ata tashme jane ish-refugjate te inkuadruar ne shoqerine italiane si qytetare me kulture e punetore te mire, por duke mesuar edhe fakte te tilla qe ky popull shpetoi jeten e mijera hebrenjve nen rrezikun nazist rriten edhe me shume vlerat e nje populli, me te cilin na ndan vetem Adriatiku e na lidh nje miqesi e lashte, por edhe e re, me mijera shqiptare qe sot jetojne ne Itali", vecoi Riscassi.

EDHE FESTE

Dhjetera e dhjetera studente nga Shqiperia qe studionin ne Torino e Milano kishin bere aq shume rruge per te marre pjese ne kete feste kushtuar Shqiperise. Eshte kenaqesi te bashkohesh e te degjosh te flitet aq mire per atdheun, eshte emocionante dhe e vecante, por qe jane te rralla e kjo na ben te kerkojme me shume si nga vete ne, por edhe nga institucionet shqiptare.

Per Giovani Fireran (Konsulli i Nderit te Torinos) gjithcka qe eshte arritur eshte vecse nje fillim i kendshem. Por ai shton se shqiptaret ne Piemonte meritojne me shume duke siguruar, se "do te arrijne me shume". "Tashme koha kerkon veprime me konkrete institucionale vecanerisht ne zgjerim te lidhjeve midis Konfindustria Torino e Konfindustria Tirane", tha dr. Firera. Aktualisht shtrohen probleme me konkrete si per marredheniet midis dy vendeve, por edhe per unifikimin e shoqatave shqiptare qe funksionojne ne Itali.

FANFARA E TIRANES

Ishte shoqata hebraike e qytetit Casale Monferato qe per nder te shqiptareve e dites per Shqiperine ne kete festival kishte ftuar fanfaren "Tirana" qe per dy ore, pjesemarresit e emocionuar kenduan e kercyen si te ishin ne mes te Tiranes, Fierit, Shkodres, Gjirokastres e Vlores. Mbi 700 pjesemarres duartrokiten pambarimisht duke nxjerre mallin per Shqiperine e per muziken shqiptare. "Sot jemi nje ishull shqiptar ne mes te Italise", u shpreh nje biznesmen shqiptar i suksesshem ne Piemonte, Bajram Sina.

Ky festival u shpreh presidenti i Komunitetit Hebraik ne Casale, Giorgo Ottolenghi, eshte nje dialog i hapur si ure lidhese midis kulturave te popujve te ndryshem. "Ne hebrenjte do t'ju jemi gjithmone mirenjohes per ate cka bene shqiptaret nen pushtimin nazist, ndaj edhe ulliri qe mbollem do te rritet si miqesia midis popujve".

Pervoja e ketij festivali pa dyshim qe eshte nje shembull konkret per ata mijera bashkatdhetare qe te shpalosin ne te ardhmen virtytet dhe shpirtin e madh shqiptar ne Italine qe aq shume ka bere per shqiptaret dhe per ate kontribut te shqiptareve per Italine.

Shqiptaret, 5 per qind e banoreve

Vetem ne Casale me 35 mije banore, 5% (1 500) jane shqiptare. Ata dine te punojne dhe jetojne me cilesite e nje evropiani. Duke pasur sigurisht ne kujtese vitin 1991 nga ata e filluan e qe ne saje te kembenguljes e deshires per t'u ngritur mbi te kaluaren, sot vleresohen e nderohen nga qytetaret italiane.

Integrim dhe jo vetem

Tashme, duken te largeta ato dite kur qytetaret e Casale Monferatos ndihmonin me gjithcka te sapoardhurit. Jane dhjetera djem qe kane hapur ndermarrje private e kane punesuar bashkatdhetare e italiane ndaj te gjithe emigrantet jane mirenjohes per mikpritjen italiane. Ndaj kudo ndjen preokupacion per te lidhur e cuar me tej miqesine.

Milto Baka


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika