PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kine: Evakuohen 160000 njerez


E Diele, 01 Qershor 2008

Gati 160000 njerez eshte dashur te leshojne shtepite e tyre, ne provincen Sichuan, ne juglindje te Kines, nen liqenin e krijuar artificialisht gjate termetit te 12 majit, pasi qe niveli i ujit vazhdon te rritet. ''Niveli i ujit pas diges natyrore ne Tangjiashan, e cila eshte krijuar per shkak te rreshqitjes se dheut ne kanionin Jian, po rritet me shpejtesi prej dy metrash ne dite, derisa tani eshte vetem 23 metra nga pika me e ulet e diges'', ka deklaruar Cai Qihua, udheheqesi lokal per hidroekonomi. Nese ky liqen i fryre shperthen, i cili permban ujera sa 50.000 pishina olimpike, 1.3 milione njerez nga komuna Mianyang do te duhet te leshojne shtepite e tyre. Pas termetit katastrofal te 12 majit jane krijuar 35 liqene, ne mesin e te cilave me i rrezikshmi eshte pikerisht ky ne Tangjiashan.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika