Shtohen vetevrasjet e ushtareve amerikane
E Diele, 01 Qershor 2008
Vetevrasjet ne ushtrine e SHBA-ve kane arritur nivelin me te larte qe prej fillimit te mbledhjes se te dhenave ne vitin 1980. Sipas informacioneve te ushtrise vitin e kaluar 115 ushtare amerikane i dhane fund jetes, rreth 1000 te tjere kane tentuar vetevrasjen. 43 per qind e ushtareve qe kane kryer vetevrasje e kane ndermarre kete hap pas misioneve ne Irak apo Afganistan. Tendenca ka vazhduar edhe gjate ketij viti, thuhet me tej ne raportin e ushtrise. Perfaqesues te larte te forcave te armatosura amerikane kane pranuar se misionet e gjata dhe te shpeshta luftarake jane shkaku kryesor per stresin ne jeten e ushtareve. Megjithate nuk eshte konstatuar nje lidhje e drejtperdrejt mes numrit te vetevrasjeve dhe shtimit te misioneve. Kandidati demokrat per president ne SHBA Barack Obama e quajti numrin e vetevrasjeve nje kujtim tragjik.