Thirrje per ndalimin e reklamave te duhanit
E Diele, 01 Qershor 2008
Organizata Boterore e Shendetesise u ka bere thirrje qeverive ne mbare boten qe te ndalojne reklamat e duhanit. Apeli u be per te shenuar diten globale kunder duhanit. Organizata Boterore e Shendetesise thote se kufizimet e vendosura nuk jane te mjaftueshme per te mbrojtur te rinjte nga marketingu gjithnje e me shume i sofistikuar i prodhuesve te duhanit. Ne Rusi, ku nuk ka ligje kunder duhanit, numri i te rinjve dhe grave qe pine duhan eshte trefishuar ne dekaden e fundit. Ne Kanada, kur reklamat per duhanin jane kufizuar jashte mase, numri i duhanpiresve eshte ne nivelin me te ulet ne 40 vitet e fundit. Ne qytetin kanadez te Torontos, dyqanet qe shesin cigare i vendosin ato ne rafte qe nuk bien ne sy.