PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Artet, provimi nga 15 deri me 30 korrik


E Diele, 01 Qershor 2008

Luljeta Ndoka

Afrohet data e konkursit per ne Akademine e Arteve. Ndersa gjate vitit te kaluar konkurset jane zhvilluar ne muajin shtator, sivjet pritet qe te zhvillohen nga data 15 deri me 30 korrik. "Sapo te mbarojne provimet e Matures, maturantet do t'u nenshtrohen konkurseve te pranimit per ne Akademine e Arteve", shprehet rektori Petrit Malaj.

Datat

Konkursi i pare, i vlefshem per pranimet ne tre fakultetet e Akademise se Arteve, pritet te nise me 15 korrik. Lajmin e ka bere te ditur rektori i ketij institucioni te arsimit te larte, i cili ka sqaruar se datat nuk jane definitive, porse keshtu eshte bere propozimi. Gjate vitit te kaluar, konkursi i pare u zhvillua me 29 gusht, ndersa te tjeret brenda 10-diteshit te pare te shtatorit. Kundrejt nje pagese me vlere 3 mije leke, numri i te regjistruarve ka qene shume i madh. Logjika qe do te ndiqet sivjet per konkurset lidhet me faktin qe procesi i pranimeve te realizohet brenda afateve te parashikuara. Ne kete menyre do te shmangen vonesat e mundshme te seleksionimit te kandidateve, si dhe e shpalljes se fituesve. Sikurse mesohet, konkursi do te kete peshen me te madhe ne vleresim, ne masen 65 per qind. Nderkaq, pjesen tjeter, 35 per qind, maturantet do ta marrin nese jane shume te pergatitur ne provimet e Matures Shteterore. Edhe konkurrentet per ne Akademine e Arteve do te japin dy provime me detyrim dhe dy me zgjedhje. Menjehere sapo te jape keto te fundit dhe te shpallen rezultatet, ata do t'i nenshtrohen konkursit per deget e 3 fakulteteve tek Artet.

Praktika

Konkurset per 23 deget e Akademise se Arteve do te kene ne thelb praktiken. Pra, kandidateve do t'u jepet nje pjese per te luajtur, nje portret per ta pikturuar, apo nje pjese artistike per ta vene ne skene. Per t´u bere aktore, nje rol te vecante do te luaje performanca gjate luajtjes se ndonje pjese, recitimit apo ndonje monologu. Grup i punes, qe ka pergatitur programin e konkursit, e ka pare te arsyeshme qe kandidati te beje ndonje monolog, monolog klasik, te recitoje poezi, te tregoje fabula, apo tregim. Nje pike e rendesishme e konkursit eshte plastika trupore, e cila do te kontrollohet me ane te ecjes, ushtrimeve te bashkeveprimit, kercim etj. Ndersa nuk do te mungoje edhe testimi teorik mbi formimin kulturor te konkurrentit ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit e letersise. Kandidatit do t´i behen edhe testime per edukimin muzikor, si dhe per ceshtje te tjera konkrete qe komisionit do t'i duken te arsyeshme. Konkursi do te zhvillohet ne daten qe do te caktoje MASH ne ambientet e Fakultetit te Artit Skenik. Shtrirja kohore ne dite varet nga numri i konkurrenteve. Komisioni do te punoje paradite dhe pasdite me paraqitjet individuale te konkurrenteve. Kjo do te thote se atyre u duhet shume perqendrim dhe drite njekohesisht. Kriteret e konkurset per artet pamore kane te bejne me punen praktike ne atelie dhe testim teorik. Kohezgjatja parashikohet te jete 2 dite nga 5 ore. Per sa i perket aktrimit, konkurrentet duhet qe, pervec interpretimit te pjeseve, te bejne nje seance kontrolli per plastiken trupore, testim teorik mbi formimin kulturor te konkurrentit, testim per edukimin muzikor. Konkursi per regjisuren do te zhvillohet gjate 3 diteve.

Rruga e gjate per t'u bere aktore

Per t´u bere aktore, nje rol te vecante do te luaje performanca gjate luajtjes se ndonje pjese, recitimit apo ndonje monologu. Grup i punes, qe ka pergatitur programin e konkursit, e ka pare te arsyeshme qe kandidati te beje ndonje monolog, monolog klasik, te recitoje poezi, te tregoje fabula, apo tregim. Nje pike e rendesishme e konkursit eshte plastika trupore, e cila do te kontrollohet me ane te ecjes, ushtrimeve te bashkeveprimit, kercim etj. Ndersa nuk do te mungoje edhe testimi teorik mbi formimin kulturor te konkurrentit ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit e letersise.

Artet skenike, konkurrim edhe me dosje

Konkursi i pranimit ne specialitetin Skenografi dhe Kostumografi zhvillohet ne nje shtrirje kohore prej 4 ditesh. Konkurrenti duhet te paraqese dosjen personale, e cila duhet te kete kompozime ne skenografi, kostumografi, pikture, vizatim etj. Dosja dorezohet para fillimit te konkursit. Ne diten e pare eshte parashikuar vizatim, pra realizimi i nje modeli te kompozuar nga natyra ne vizatim. Realizimi behet me laps, karbon, pastel etj. Formati i letres eshte A2. Ne diten e dyte kandidati duhet te realizoje nje pikture. Realizimi i nje modeli te kompozuar nga natyra ne pikture.

Telajot, shpenzimet i heq maturanti

Sikurse ka ndodhur deri tani, shpenzimet per telajot, letrat, bojerat do te perballohen nga kandidati. Sipas kesaj logjike, i bie qe maturantet, qe duan te behen pjese e degeve te Fakultetit te Arteve Pamore, do te kene me shume shpenzime per te hequr. Realizimi i nje pikture behet ne nje telajo jo me te vogel se 50 X 60 cm. Ne formimin profesional duhet te kete njohuri teorike per specifiken e skenografise, kostumografise, piktures, vizatimit dhe Historise se Arteve Figurative.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika