PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Energji dhe kreativitet per te mposhtur gravitetin


E Premte, 30 Maj 2008

Kreativitet per te mposhtur gravitetin. Nje sfide e tille, ndonese qarkulloi syresh, tre shekuj me pare, sot rikthehet me nje sfide kuptimplote. Te hedhesh dicka te thyeshme ne lartesi dhe "ta hipnotizosh" ate duke mos lene te thyhet gjate kthimit ne toke.

Risia e guximshme erdhi nga "Red Bull Gravity Challenge". Ajo arriti te mbledhe dy net me pare ne Qytetin Studenti, qindra te rinj dhe te reja, ne kete aktivitet krejt te pazakonte: Te sfidojme gravitetin nepermjet kreativitetit.

Pajisje te ndryshme duke filluar nga peshkaqene, pula, anije te cuditshme fluturuese, cadra kokeposhte, tullumbace pa fund u krijuan nga studentet, per te leshuar ne toke pa e thyer nje veze, sigurisht te pathyer. E gjitha kjo, nga nje lartesi prej 15 metrash nga toka.

Per te marre pjese ne konkurrim u regjistruan 25 skuadra te perbera secila nga 3 studente nga Universiteti i Tiranes dhe ai Politeknik. Ata punuan per krijimin e te ashtuquajturave "egg-landing-machines", pajisjet qe ndihmojne vezet te bien bute ne toke.

Ne aktivitetin e parmbremshem, 48 studente u grupuan ne 16 skuadra. "Tani eshte radha e studenteve qe me kreativitetin e tyre te arrijne te sfidojne nje nga ligjet me te padiskutueshme te natyres: te leshojne nje veze (natyrisht te paziere) nga nje lartesi prej 10 metrash ne menyre te tille qe veza te preke ne toke shendoshe e mire", ishte celja e siparit te aktivitetit risi.

Pajisjet e krijuara prej tyre u leshuan nga nje vinc gershere, nga nje lartesi prej 10 metrash. Ata u vleresuan me pike nga nje juri profesionale e perbere nga Ilia Kristo, pedagog ne Fakultetin Ekonomik, Koco Bode, pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, Alketa Vejsiu, prezantuese, Gent Bejko, aktor, regjisor si dhe nga stilistja Enada At'Nikolla. Vleresimi u klasifikua per aspekte te ndryshme te krijimtarise se tyre e me konkretisht: arritja e objektivit per leshimin e vezes ne toke shendoshe e mire, vleresimi per konceptin inxhinierik ne ndertimin e pajisjes, vleresimi per komunikimin me publikun dhe prezantimin e idese se tyre, kreativitetit ne ndertimin e pajisjes si dhe aspektit estetik.

Ideja fituese ishte nje vazo e mbushur me dhe e cila nga kontakti me token u thye, duke bere qe veza te preke zonen e caktuar per renien ne toke, krejtesisht e pathyer.

Vendin e pare e fitoi skuadra "Fitojme se s'ben", perfaqesuar nga Endri Cela, Ledjon dhe Ervis, studente te Juridikut dhe Shkencave Politike. Ata moren 31 pike, maksimalet, pasi pajisja per leshimin e vezeve, nje vazo e mbushur me dhe, pasi u ul nga lartesia prej 15 metrash, veza preku token pa u thyer. Ata fituan kupen e "Red Bull Gravity Challenge" si dhe cmimin "Fluturim me parashute mbi Tirane", me Alket Islamin.

Vendin e dyte e moren 3 skuadra fituese me pike te barabarta, perkatesisht "Korpusi", perfaqesuar nga Endrit Kryeziu, Jetmiri dhe Rolandi, studente te Inxhinierise Mekanike "Elita 3", perfaqesuar nga Besmir Trashi, Arjani dhe Eno, studente te Universitetit Politeknik dhe "Tris", perfaqesuar nga Altini, Ermali dhe Ermir, studente te Inxhinierise Mekanike. Ata moren 27 pike per sfiden te ndertesa e Korpusit te Universitetit. Cmimi qe ata fituan ishte rafting ne lumin e Matit, me Outdoor Albania.

Vendi III, e vetmja skuader vajzash, "VIG", perfaqesuar nga Ina, Vasija dhe Gresa, studente te Shkencave Natyrore. Per te festuar fitoren, ato moren cmimin "Red Bull".



Kur Isak Njuton guxonte te sfidonte gravitetin

Rreth 300 vjet me pare, ndersa Isak Njuton i mbeshtetur pas nje peme ne Kembrixh po bente gjumin e drekes, krejt papritur dicka e goditi ne koke. Nese do t'u besonim librave te historise, ajo gjeja ishte nje molle. Megjithate, deshmitare shume te besueshem te asaj kohe, ishin gati te betoheshin se ne fakt, kishte qene nje veze ajo qe i kishte rene Njutonit ne koke (ngado qe te kishte ardhur ajo veze). Me sa duket ne ate kohe dolen edhe disa filozofe te cilet mbeshtesnin teorine se ne fakt zogu i pare kishte dale pikerisht nga ajo veze.

Gjithsesi, sido qe te kete qene, ky incident fatlum i dhuroi njerezimit ligjin e gravitetit! Qe prej asaj kohe, fizikanet, matematikanet dhe te tjere shkencetare te mirenjohur ne mbare boten vrasin mendjen si te sfidojne dhe te dalin kunder ketij fenomeni natyror.

Cfare i ndihmon studentet

"Ne kete sfide studentet i ndihmon kreativiteti i tyre, njohurite qe kane marre ne shkolle dhe pse jo edhe Red Bull", pohon per "Koha Jone", Roana Cala, perfaqesuese e Red Bull ne nismen "Gravity Challenge". Ajo vuri ne dukje dhe faktin se "ne konfirmuam edhe nje here deshiren e studenteve per me shume aktivitete te tilla ne te ardhmen".



Juria



ILIA KRISTO

Pedagog ne Fakultetin Ekonomik

KOCO BODE

Pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike

ALKETA VEJSIU

Prezantuese

GENT BEJKO

Aktor, regjisor

ENADA AT'NIKOLLA

Stiliste


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika