"Zjarri i Anadollit" i rekordeve Gines, ne Tirane
E Premte, 30 Maj 2008
Skena e madhe e Pallatit te Kongreseve do te ushtoje nga "Zjarri i Anadollit" mbremjen e 1 qershorit. I konsideruar si nje nga grupet me te mire te kercimit folk ne bote, fitues i rekordeve Gines, pas turneve teper te suksesshem ne te gjithe boten, vjen edhe ne Tirane. Skenat e SHBA-ve, Kines, Japonise dhe shume skena te Evropes kane provuar spektaklin qe mund te percjelle ky grup i mrekullueshem i kercimit folk. Eshte shoqata e spektakleve "Karabashi", qe ka mundesuar ardhjen e ketij grupi ne Tirane, ndaj edhe drejtuesi i saj, Alban Karabashi, u shpreh se "eshte nje nga ngjarjet me te medha kulturore dhe se ata do te vazhdojne te mbeshtesin ne vijimesi aktivitetet sociale dhe kulturore ne Shqiperi". Grupi i njohur "Zjarri i Anadollit" vjen ne Tirane, ne diten Nderkombetare te Femijeve, kur do te jape nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, qe do te drejtohet nga gazetari Reis Cico dhe Miss Tirana 2007 Almeda Abazi. Karabashi u shpreh me tej: "Eshte nje nga ngjarjet me te medha kulturore per Shqiperine, duke pasur parasysh jo vetem famen qe ka kjo kompani dansi, por edhe bashkepunimin kulturor qe ka ekzistuar mes dy popujve tone ne vite". Repertori qe do te ngjitet ne skene me 1 qershor, perfshin nje sinteze te figurave popullore qe burojne nga historia kulturore dhe mitologjike e Anadollit. Drejtori i Pergjithshem Artistik i kesaj kompanie te famshme te dansit folk eshte Mustafa Erdogan, i cili, sic eshte shprehur per shtypin nderkombetar, se permes krijimit te ketij grupi ka synuar t'i prezantoje botes shpirtin qe ka mozaiku antik i dashurise, historise kulturore dhe paqes se Anadollit. Ishte viti 1999, kur Mustafa Erdogan, mori hapat e pare drejt realizimit te endrres se tij shumevjecare. Ai filloi te punoje intensivisht per projektin, qe ne ate kohe njihej me emrin "Sulltanet e Kercimit". Si fillim u zgjodhen 90 kercimtare te talentuar nga 750 qe u paraqiten. Duke iu referuar historikut te kompanise, kercimtaret ne ate kohe punonin deri ne 16 ore ne dite nen vezhgimin e dietologeve, estetisteve, specialisteve te masazhit. Ata i nenshtroheshin jogas dhe stretching, nderkohe qe nisen te ushtroheshin si ne kercimet folk, balet dhe kercim modern, por edhe te njiheshin me udhezime teorike mbi ritmet anadollake. Duke pare suksesin e madh ne skenen turke dhe duke marre parasysh se biletat shiteshin disa muaj para shfaqjes, me 3 maj 2001 u vendos te fillonin turnete jashte vendit, si dhe ndryshimi i emrit te grupit. Pas turneut te pare ne vitin 2002, "Zjarri i Anadollit" eshte ndjekur nga disa miliona artdashes ne shume vende te botes si ne Nju- Jork, France, Egjipt, Hungari, Itali, Qipron e Veriut, Siberi, Katar, Liban, Bullgari, Azerbajxhan, Rusi, Japoni, Greqi etj. "Zjarri i Anadollit", permes levizjeve dinamike dhe teresisht profesionale percjell kulturen e pasur te Anadollit dhe magjine e kercimit ne nje stil te madherishem. Ai eshte grupi i pare i kercimit qe ka debutuar ne ndertesen e Parlamentit kinez. "Zjarri i Anadollit", i cili eshte ndjekur nga nje audience nga me shume se 400 mije njerez qe qendronin te gjithe ne kembe ne Eregli (Deti i Zi), ka hyre ne Librin Gines te Rekordeve per shkak te audiences se madhe qe e ka ndjekur (10 milione shikues).
10 vjet "Zjarri i Anadollit"
Ne vitin 1999, Mustafa Erdogan, drejtori i Pergjithshem i kompanise se dansit, themeloi ate qe asokohe quhej "Sulltanet e Kercimit". Pas suksesit te madh ne vendin e tyre, me 3 maj 2001 u vendos te fillonin turnete jashte vendit, si dhe ndryshimi i emrit te grupit. Pas turneut te pare ne vitin 2002, "Zjarri i Anadollit" eshte ndjekur nga disa miliona artdashes ne shume vende te botes si ne Nju-Jork, France, Egjipt, Hungari, Itali, Qipron e Veriut, Siberi, Katar, Liban, Bullgari, Azerbajxhan, Rusi, Japoni, Greqi etj. Gjithashtu, eshte grupi i pare i kercimit qe ka debutuar ne ndertesen e Parlamentit kinez. "Zjarri i Anadollit", i cili eshte ndjekur nga nje audience nga me shume se 400 mije njerez qe qendronin te gjithe ne kembe ne Eregli (Deti i Zi), ka hyre ne librin e rekordeve Gines per shkak te audiences se madhe qe e ka ndjekur, ate te 10 milione shikuesve.