OKB: Ballkani, nje nga rajonet me te sigurta
E Premte, 30 Maj 2008
Ballkani eshte shnderruar ne nje nga rajonet me te sigurta ne bote, pas disa vite trazirash, me gjithe trafikun dhe korrupsionin qe ka marre nje shtrirje shume te gjere. Kete e njoftonte raporti i publikuar dje, i Zyres se Kombeve te Bashkuara kunder Krimit dhe Droges (ONUDC). ''Eshte me e habitshme sesi Ballkani eshte bere nje nga rajonet me te sigurta te Evropes dhe steriotipi per nje parajse per gangsteret nuk gjen me fushe veprimi'', theksoi shefi i ketij organizmi, Antonio Maria Costa. Sipas nje studimi te detajuar per dhjetera zona te Kroacise Perendimore dhe Moldavise Lindore, numri i vrasjeve eshte pergjysmuar gjate nente vjeteve te fundit. ONUDC-i vlereson se kushtet e sigurise duhet te vazhdojne te permiresohen ne menyre qe rajoni te jete me i hapur me pjesen tjeter te Evropes. Sipas Costas, ''kriminaliteti i larte ne te kaluaren ne kete rajon ishte produkt i tranzicionit postkomunist dhe i lufterave ne ish-federaten jugosllave ne vitet 1990''. ''Megjithate rajoni mbetet nje zone e rendesishme, ku jane perqendruar trafiqet, kryesisht ai i droges, i armeve dhe krimi i organizuar'', nenvizon ONUDC-i. ''Por, situata edhe ne kete fushe eshte ne permiresim pasi te gjitha llojet e krimit ne rajon kane shenuar renie'', theksoi Costa. ''Nderkohe qe Ballkani mbetet rruga kryesore per trafikun e 80-100 toneve droge ne vit drejt Evropes Perendimore, mafia shqiptare nuk arrin te kontrolloje pervecse vetem 20 per qind te tregut evropian kundrejt 70 per qind qe kontrollonte ne vitin 2000'', ben te ditur raporti. ''Trafiku i qenieve njerezore eshte ne renie gjithashtu me 25000 viktima ne vit kundrejt 120000 viktimave qe regjistroheshin me pare'', thuhet me tej ne raport.
Ne raport thuhet megjithate se lidhjet mes biznesit, politikes dhe krimit ne rajon vazhdojne te ekzistojne. Por shtohet se krimi i organizuar po bie dhe nuk eshte me nje rrezik madhor.