I nvestitoret interes per minierat dhe naften
E Premte, 30 Maj 2008
Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi, (FIAA) dhe partneret pjesemarres ne konferencen kombetare "Burimet Natyrore Shqiptare", e cila po shoqerohet nga nje panair, ku 60 shoqeri qe investojne ne burimet natyrore, si dhe agjenci kombetare qe i menaxhojne ato, po synojne te terheqin investitore te rinj, qe duan te vleresojne potencialet natyrore te Shqiperise. Kjo veprimtari po realizohet ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore, "Albinvest", Ministrise se Bujqesise, Ushqimit e Mbrojtjes se Konsumatoreve, Ministrise se Turizmit, Ministrise se Mjedisit, Ministrise se Puneve Publike e Telekomunikacionit etj. Ne seanca te posacme, me temen "Shqiperia, nje destinacion per investime", jane paraqitur zhvillimet e resurseve kryesore ne fushen e zbulimit dhe shfrytezimit te mineraleve, naftes dhe gazit, mbi energjite e rinovueshme dhe efikasitetin e perdorimit te energjise. Drejtori i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), Milo Kuneshka, prezantoi aktivitetin minerar dhe burimet minerare ne Shqiperi, ujerat siperfaqesore, kerkimin dhe prodhimin e naftes dhe gazit ne Shqiperi, ndersa eksperte te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, paraqiten aspekte qe lidhen me tiparet metalogjenike te vendit, nje panorame te hollesishme mbi kromitet, hekur-nikelin, bakrin, druret dekorative te Shqiperise etj.