 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Zjarret, rriten 46% kontratat e sigurimit
E Premte, 30 Maj 2008
Pasojat qe kane krijuar vitet e fundit zjarret ne ekonomine vendase, i kane ndergjegjesuar gjithnje e me shume bizneset dhe individet per te siguruar pronen nga ky fenomen. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, ne portofolin "Zjarri dhe rreziqet shtese" ndihet nje rritje prej 46% e numrit te kontratave te sigurimit dhe ulje me rreth 2% te volumit te primeve te shkruara bruto te ketij portofoli, qe shpjegohet dhe me marrjen ne sigurim te pergjegjesive me vlera te vogla. Sic shihet nga te dhenat e AMF, numri i subjekteve qe kane lidhur kontrata per sigurimin e prones nga zjarri eshte rritur, porse kompanite e sigurimeve nuk kane perfituar rritje te vlerave monetare nga ky lloj sigurimi, per shkak se kontratat kane pasur vlere te vogel. Gjate periudhes janar-prill 2008, vellimi i primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar arriti shifren 775 milione leke me nje rritje prej 36,9% kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare dhe rreth 36,67% rritje te numrit te kontratave te sigurimit. Te ardhurat nga produktet vullnetare te sigurimit te Jo-Jetes u rriten me rreth 31,87% krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007. Ne portofolat e prones, pergjegjesive, garancive me te ardhura rreth 394 milione leke ne total, vendin e pare e zune sigurimet nga zjarri dhe demtime ne prone me rreth 51%, te pasuara nga sigurimi i pergjegjesive te pergjithshme civile me 24% dhe sigurimi i garancise me 13%.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Te papunet, zyrtare 185 mije veta, por ka te padeklaruar
- Energjia, liberalizohet sektori i import-eksportit
- Sezoni turistik, forcon vleren e lekut
- Licencat ne nje zyre me 2008
- HEC i Ashtes, dy kompani ne gare
- Fullani, leksione ne gjimnaze
- Janar-maj, plani i doganave 105%
- Cmimi naftes, fitimi i ARMO-s rritet me 150 here
- Privatizimi i afert, 1700 punonjes ne prag te shkurtimit
- “Pse biznesi italian preferon Shkodren"
- Naftetaret e ARMO-s, pagat do te rriten 30%
- Rezart Taci: Nafta e Ballshit do te kete cmim tavan
- Banka Boterore: Tregu i punes ne Shqiperi, informal
- Birra "Korca", certifikohet me ISO 22000
- Leku, forcohet 3,2% me 2008
|
|