Tradita shqiptare shperfaqet ne festivalin e valles
E Enjte, 29 Maj 2008
Per te tretin vit, Lushnja shnderrohet per pak dite ne “kryeqytetin shqiptar te valles tradicionale”. Prej dites se djeshme, deri me 30 maj, Qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike, organizon Festivalin Folklorik Tipologjik Kombetar.
Gjithcka eshte kuruar sipas kritereve shkencore dhe organizative u pergatiten mbi 300 festivaliste, qe do te shfaqen pergjate diteve te festivalit ne Lushnje. Grupet perzgjedhese te perbere nga specialiste e njohes te spikatur te folklorit, kane verifikuar ne te gjitha grupet perfaqesuese zbatimin e kritereve te percaktuara si ne drejtim te origjinalitetit, te prurjeve, cilesise se realizimit, tematikes ashtu edhe numrit te pjesemarresve, cilesise se veshjeve, instumentave. Por edhe deri ne perfaqesimin e grupmoshave e te zonave te ndryshme te etnokultures shqiptare. Keto kritere kane per qellim ruajtjen e tradites kulturore shpirterore te kombit tone si brenda dhe jashte hartes politike, po ashtu dhe transmetimin e saj brez pas brezi. Jo pa qellim ne kritere eshte sanksionuar qe 30% e interpretuesve duhet te jene te rinj dhe te reja te cilet do te jene e ardhmja e folklorit tone burimor.
Ne kete ballafaqim artistik do te paraqesin diversitetin dhe unitetin artistik me nje performance te admirueshme, jo vetem grupet e 12 qarqeve, por edhe te grupeve te shqiptareve te Malit te Zi, Maqedonise dhe Kosoves. Naten e pare konkurruan grupet e Qarkut te Elbasanit me vallen belshake dhe ate te Librazhdit, Beratit, Tiranes e Shkodres. Aktiviteti eshte programuar te jete multikulturor, ndaj edhe paraditen e sotme jane programuar vizita ne Muzeun Etnografik dhe ate te Historik “Kongresi i Lushnjes”, po ashtu do te hapet edhe panairi i librit artistik prane Qendres Kulturore, Lushnje.
Qarqet qe do te konkurrojne sot ne mbremje jane: Durresi, Kukesi, Lezha, Vlora, Korca, por dhe ansambli “Burimet e Sharrit”, nga Tetova. Nuk do te mungojne edhe numrat pershendetes, ku naten e dyte do te jete nje grup iso-polifonik nga shqiptaret e Greqise.
Me 30 maj, qe eshte dhe nata finale, do te nisi me promovimin e albumit “Veshjet popullore, Kruje” per te vijuar me grupet e Dibres, Gjirokastres, Fierit, grupit te Drumit-Tuz, si dhe do te pershendesin Festivalin ansambli “Malesori” i Gjonajt te Prizrenit dhe nje grup arbereshesh, qe vijne nga Kalabria. Ne kete festival jane te ftuar edhe disa specialiste e studiues te kesaj fushe, si dhe veprimtare te njohur te valles tradicionale shqiptare. Tashme eshte bere tradite qe ne cdo festival do te kemi edhe krenarine e festivaleve qe ne menaxhojme, duke evidentuar personalitetet artistike te njohur ne interpretimin dhe ekzekutimin me nivel te larte te artit muzikor e koreografik te cdo treve etnokulturore. Juria, e perbere nga emra te njohur te kesaj fushe e miratuar nga ministri i Kultures, Ylli Pango, do te beje vleresimin e individeve, grupeve e prurjeve me interesante e me nivel te larte interpretimi ne skenen e festivalit ne naten e trete te saj.
Parakalime me kostumet popullore
Pergjate tri neteve te festivalit, grupet, para fillimit te gares, eshte menduar te parakalojne ne bulevardin e qytetit te Lushnjes te veshur me kostumet e tyre tradicionale. Ne te njejten kohe do te dhurojne edhe pakez spektakel, pasi me instrumentet e tyre do te interpretojne pjese nga folklori yne. Por, pas perfundimit te festivalit, grupet pjesemarrese do te mbajne edhe nje sere koncertesh ne Divjake, Fieri-Shegan dhe Cerme. Ky eshte nje festival qe percjell me se miri vlerat e folklorit tone dhe veprimtari te tilla perhere e me rralle po mbahen. Edhe ky festival s’do te qe i mundur pa mbeshtetjen e Bashkise se qytetit te Lushnjes, per ta shnderruar ne nje tradite kete festival.