PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

NATO, pa vendim per forcat e sigurise


E Enjte, 29 Maj 2008

Edhe pse parashihet me pakon e Ahtisarit, NATO-ja ende nuk ka marre vendimin per trajnimin dhe ngritjen e Forcave te Sigurise. “Nuk ka ende vendim per trajnimin e Forcave te Sigurise se Kosoves. Kjo eshte ceshtje politike dhe ne do te presim”, thote koloneli Cotard, i cili, megjithate, pohon se planifikimet per kete ceshtje jane duke u bere, por nuk do te kete veprime para se te merret ndonje vendim politik ne seline e NATO-s ne Bruksel. Me pakon e Ahtisarit, edhe per nje periudhe kohore, Kosova do te sigurohet nga misioni nderkombetar ushtarak, perderisa policia, drejtesia dhe doganat do te mbikeqyren nga misioni i BE-se, i koduar me emrin EULEX. Por, edhe ky mision, ndryshe nga c’ishte parapare, duket se nuk do vendoset ne Kosove me 15 qershor, por ne muajin shtator apo tetor. Keto paqartesi, sipas analisteve politike, do t’i kushtojne shume Kosoves, madje do te vene ne medyshje edhe vete shpalljen e pavaresise se saj.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika