Konfuzion dhe per pranine e KFOR-it
E Enjte, 29 Maj 2008
Paqartesia rreth pranise se misionit te UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosoven e pas 15 qershorit, po bartet edhe te misioni i paqeruajtesve. Zyrtare te KFOR-it thone se nuk e dine se cka do ndodhe me ta pas 15 qershorit, meqenese zgjidhja nuk eshte gjetur ende as ne seline qendrore te NATO-s ne Bruksel. Nga takimi i sotem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, me sekretarin e NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, shpresohet se do te dale ndonje zgjidhje per pranine e KFOR-it ne Kosove pas 15 qershorit. Hyrja ne fuqi e Kushtetutes me 15 qershor, sipas juristeve, do te krijoje nje rend te ri juridik ne Kosove, rrjedhimisht do te duhej te ndryshohej edhe natyra e misioneve nderkombetare, te cilat deri tani kane vepruar duke marre per baze Rezoluten 1244.
Zedhenesi i KFOR-it, Jean Luc Cotard, thote se te pakten deri me 15 qershor, veprimi i tyre do bazohet ne kete rezolute. “Deri ne njoftimin e ardhshem per te kryer misionin tone, ne do te bazohemi ne Rezoluten 1244 dhe, sic e dini, neser do te takohen Sekretari i Pergjithshem i NATO-s me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se. Do te presim se cka do te dale nga ai takim. Por, natyrisht, nuk mund te them para takimit se cili do te jete rezultati”.
“Edhe pse e dime se do te kete perpjekje per te gjetur zgjidhje dhe te qartesohet situata, sic presin shume njerez ne Kosove, por duhet te presim”, tha Cotard.
Si autoritet kryesor ne Kosove, deri me tani ka qene shefi i UNMIK-ut, urdhrave dhe kerkesave te te cilit i jane bindur edhe paqeruajtesit e KFOR-it. Por, pas 15 qershorit nuk dihet nese KFOR-i do t’u bindet kerkesave te qeverise, apo te perfaqesuesit civil nderkombetar. “Aktualisht, ne rast te ndonje emergjence, natyrisht qe ne lejohemi te veprojme dhe te ofrojme siguri per te gjithe njerezit. Por, cfare do te behet pas 15 qershorit? Duket se deri ne njoftimin e ardhshem nuk kam pergjigje per kete pyetje. Tash jemi nen mandatin e Rezolutes 1244, do t’i bindemi asaj. Pas 15 qershorit, presim instruksionet”, tha Cotard.
Instruksione jane duke pritur edhe zyrtaret e UNMIK-ut, te cilet pohojne se jane duke planifikuar rikonfigurimin e ketij misioni pas dates 15 qershor, por nuk zbulojne detaje te ketij veprimi. “Nuk eshte se nuk kemi ide se cka do te ndodhe; eshte e qarte se ne po planifikojme, por nuk do t’i zbulojme detajet tash. Ne, per nje kohe te gjate, jemi duke planifikuar me kujdes dhe kur t’i kemi udhezuesit e sakte nga Nju-Jorku, atehere mund te zbatojme dhe veprojme”.
“Ajo qe dihet, eshte se ne Kosove do te kete mision (nderkombetar) edhe pas 15 qershorit. Nuk jam i sigurt se kush do te jete, por do te kete autoritet pas kesaj date, sic ka pasur UNMIK-u”, thote zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.
Pakoja e Ahtisarit sqaron rolin e misionit nderkombetar ne Kosoven e pas statusit, por meqenese dy anetaret e Keshillit te Sigurimit (Rusia dhe Kina) kundershtojne kete plan dhe pavaresine e Kosoves me Rezoluten 1244 ende ne fuqi, konfuzioni se cfare do te behet pas fuqizimit te Kushtetutes, po shkon duke u rritur.