PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria, te gjitha kompetencat pas 15 qershorit


E Enjte, 29 Maj 2008

Dilemat rreth mandatit te pranise se ardhshme civile dhe shtyrja e vendosjes se EULEX-it jane shqetesuese per qeverine, por, sipas saj, nuk do te kene pasoja serioze. Zv/kryeministri, Rame Manaj, i cili ndodhet per vizite ne Bruksel, tha dje se, me gjithe vonesat per EULEX-in, qeveria do t’i marre te gjitha kompetencat pas 15 qershorit. Deklarata vjen ndersa analistet vleresojne se implementimi i Kushtetutes do te jete shume i veshtire, nese UNMIK-u mbetet edhe me tutje ne Kosove. Qeveria e Kosoves po pergatitet te marre te gjitha pergjegjesit pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Republikes, me 15 qershor, pavaresisht faktit se misioni i EULEX-it mund ta shtyje fillimin e punes ne Kosove.

Zevendeskryeministri Rame Manaj theksoi se Qeveria e Kosoves eshte e shqetesuar per mosmarreveshjet ndermjet OKB-se dhe BE-se, lidhur me fillimin e punes se misionit te BE-se per polici dhe drejtesi, EULEX. Megjithate, ai ka thene se kjo eshte nje ceshtje nderkombetare dhe nuk do te kete ndikim ne punen e Institucioneve te Kosoves. “Natyrisht se eshte shqetesuese, por nuk eshte ne pahun e drejtperdrejte te ndikimit per Qeverine dhe institucionet. Ajo qe eshte ne duart tona eshte bere dhe po behet, dhe, vonesat ne fillimin e punes se misionit te EULEX-it nuk jane pasoje e mos-angazhimit te institucioneve te Kosoves“, ka thene Manaj.

Sipas numrit dy te Qeverise se Kosoves keto vonesa nuk do ta pengojne hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se shtetit me 15 qershor. “Kushtetuta do te hyje ne fuqi me 15 qershor. Institucionet e Kosoves do t’i marrin te gjitha pergjegjesite qe deri tani i ka mbajtur UNMIK-u dhe kjo nuk lidhet me fillimin ose mos fillimin e punes se misionit te EULEX-it. Nese EULEX-i do te fillonte sa me shpejte, do te kishte nje permiresim te shpejte te gjendjes ne ato fusha ne te cilat ELEX do te angazhohet”, thote zv/kryeministri Manaj.

Analistet flasin me pasiguri

Ndryshe mendon analisti Rrahman Pacarizi, i cili thote se vonesat ne fillimin e punes se misionit te EULEX-it, do te kene pasoja te renda ne reputacionin e Kosoves si shtet.

Madje, Pacarizi thote se kjo do te kete pasoja edhe ne fillimin e implementimit te Kushtetutes se Republikes. “Sigurisht kjo do te reflektohet ne masen qe UNMIK-u, duke pasur mandat nga Keshilli i Sigurimit, do te perpiqet te ruaj pushtetin e vet ne masen sa e ka, apo ne nje mase pak me te dobesuar, por jo aq te dobet sa per te lejuar implementimin e Kushtetutes me te gjitha provizionet e saj dhe ne kete menyre do te shtyhet edhe fillimi i implementimit te shtetesise se Kosoves, te shpallur ne muajin shkurt“, thote Pacarizi.

BE ka konfirmuar shtyrjen

Presidenca e Bashkimit Evropian ka konfirmuar edhe zyrtarisht se misioni evropian n&


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika