 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Qershor, perfundon mbikalimi i Kamzes
E Enjte, 29 Maj 2008
Ndotja e ajrit dhe trafiku i renduar ne aksin nacional Tirane-Durres, dhe Tirane-Kamez, pritet te marrin fund gjate muajit qershor, per shkak se punimet ne mbikalimin e Kamzes perfundojne. Burime zyrtare te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit thane dje se keto dite pritet te hapet njera nga korsite per makinat, ndersa brenda muajit qershor perfundon ndertimi i plote i mbikalimit. Te njejtat burime thane se perfundimi i vepres ne fjale, do te lehtesoje mjaft levizjen e automjeteve qe vijne nga veriu ne Tirane dhe nga Tirana ne bregdet, tani me fillimin e sezonit turistik. Punimet per ndertimin e mbikalimit te Kamzes, e cila perfaqeson porten kryesore per te hyre ne Tirane nga pjesa perendimore ne aksin rrugor Tirane-Durres, nisen ne muajin qershor te vitit te kaluar. Projekti me vlere rreth 7 milione euro, po zbatohet nga firma austriake "Alpine Mayreder Bau". Me ndertimin e ketij mbikalimi do te harmonizohet levizja e trafikut hyres dhe dales nga Tirana ne drejtim te Durresit, trafiku qe i drejtohet veriut ne drejtim te Kamzes, si dhe nderlidhja funksionale me rruget paralele Tirane-Vore. Punimet perfshijne ndertimin e nje aksi kryesor me nje gjatesi 1040 m dhe do te jete ndare ne 6 korsi me 3,75 m secila, nje rrethrrotullimi me gjatesi 700 m, si dhe rruge sherbimi me gjatesi 2 km. Zgjedhja e nje mbikalimi ne dy nivele u be per vete fleksibilitetin, duke konsideruar se trafiku ne kete zone eshte gjithnje ne levizje. Ndersa ka perfunduar puna per ndertimin e rrugeve dytesore. Projekti per ndertimin e mbikalimit te Kamzes, qe eshte edhe nje nga me te rendesishmit per permiresimin e trafikut ne zonen e Tiranes, financohet nga nje kredi e Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe kohezgjatja e punimeve parashikohet te jete 10 muaj.
Skeda e projektit
Projekti me vlere rreth 7 milione euro
Zbatohet nga firma austriake "Alpine Mayreder Bau".
Punimet perfshijne ndertimin e nje aksi kryesor me nje gjatesi 1040 m
Gjeresia eshte e ndare ne 6 korsi me 3,75 m secila,
Ka nje rrethrrotullim me gjatesi 700 m, si dhe rruge sherbimi me gjatesi 2 km
Lehtesohet trafiku qe i drejtohet veriut ne drejtim te Kamzes, si dhe nderlidhja funksionale me rruget paralele Tirane-Vore
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Licencat ne nje zyre me 2008
- HEC i Ashtes, dy kompani ne gare
- Fullani, leksione ne gjimnaze
- Janar-maj, plani i doganave 105%
- Cmimi naftes, fitimi i ARMO-s rritet me 150 here
- Privatizimi i afert, 1700 punonjes ne prag te shkurtimit
- “Pse biznesi italian preferon Shkodren"
- Naftetaret e ARMO-s, pagat do te rriten 30%
- Rezart Taci: Nafta e Ballshit do te kete cmim tavan
- Banka Boterore: Tregu i punes ne Shqiperi, informal
- Birra "Korca", certifikohet me ISO 22000
- Leku, forcohet 3,2% me 2008
- Nafta, cmimi arrin 170 leke per liter
- Tregu nderkombetar, nje fuci nafte dje 139 dollare
- TEC mbi 5 MW nuk do te paguajne akcizen
|
|