PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vonesa e EULEX-it dobeson shtetin e ri


E Merkure, 28 Maj 2008

Albana Isufi*

Mundesia qe vendosja e EUELX-it te shtyhet deri ne muajin shtator apo tetor, ide kjo e dale nga takimi i djeshem i ministrave te Jashtem te BE-se, eshte pritur me skepticizem ne Kosove. Po ashtu, mundesia e bashkeveprimit te UNMIK-ut me EULEX-in, pas 15 qershorit kur hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves, eshte pare si nje minimizim i rolit te institucioneve te Kosoves.

Ndaj analiste politike dhe eksperte te se drejtes kushtetuese vleresojne se vonesa ne vendosjen e EULEX-it ne Kosove, si dhe mundesia e veprimit te perbashket te UNMIK-ut dhe EULEX-it, do shkaktoje probleme te medha pas 15 qershorit. Eksperti i se drejtes kushtetuese, Avdullah Robaj, thote se mos vendosja me 15 qershor e EULEX-it paraqet nje neglizhence te pajustifikueshme te BE-se. Ai thote se keto paqartesi do te veshtiresojne funksionimin e Kosoves si shtet. "Kjo paqartesi i jep dy mesazhe te keqija; e para ia zgjat Beogradit mandatin qe serish te involvohet ne Kosove, duke pare nje qendrim joserioz dhe qendrim jo te qarte; dhe, e dyta, institucionet e Kosoves e ndjejne veten si te hendikepuara dhe me nje mos vendosje ne tere territorin e Kosoves ne afatin e parapare. Kjo, me nje fjale, e dobeson funksionalitetin e shtetesise se Kosoves", tha Robaj.

Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, ka deklaruar se EULEX-i mund te shtyhet deri pas veres, per shkak te mospajtimeve diplomatike. Analisti politik, Driton Lajci, thote se do te kete veshtiresi per vendosjen e EULEX-it, per shkak te pengesave qe dalin nga Keshilli i Sigurimit. Lajci shpreh shqetesimin se, nese vazhdohet me kete paqartesi, mund te vihet ne medyshje edhe vete shpallja e pavaresise se Kosoves. "Kjo do ta veshtiresoje implementimin e akteve, ligjeve te pakos se Ahtisarit. Gjithashtu do ta beje te paqarte rolin dhe fuqizimin, ekzekutimin e kompetencave ekzekutive te Qeverise se Kosoves. Ne njefare menyre, do ta ve ne medyshje edhe shpalljen e pavaresise dhe shtrirjen e autoritetit te Kosoves ne gjithe territorin e Kosoves. Gjithashtu do ta ve ne medyshje zbatimin e kushtetutes se Kosoves", tha Lajci.

Por, mbetja e UNMIK-ut ne Kosove, sipas Avdullah Robajt, eshte ajo qe do te rrezikoje funksionimin e ligjit ne Kosove. Ai konsideron se i mbetet qeverise qe te jete me kembengulese dhe te kerkoje ne menyre decizive largimin e UNMIK-ut nga Kosova pas dates 15 qershor. "UNMIK-u dhe EULEX-i nuk duhet te qendrojne; duhet te jete ose njera, ose tjetra. Nese nisemi nga fakti se UNMIK-u eshte vendosur ne Kosove sipas Rezolutes 1244 dhe kjo rezolute ka ardhur pikerisht per zgjidhjen e statusit final te Kosoves, ky status tashme eshte i zgjidhur dhe konsideroj se UNMIK-u tashme duhet te terhiqet dhe Rezoluta 1244 duhet te shfuqizohet".

"Dy misione paralele, kur ua shtojme edhe funksionalitetin e qeverise, konsiderojme se kemi perzierje pushtetesh, qe e dobeson funksionimin e institucioneve te Kosoves. Konsideroj se UNMIK-u duhet te shkoje patjeter, perndryshe Kosova futet ne nje qorrsokak juridik", tha Robaj.

(*) Radio Evropa e Lire



Serbet kundershtojne

Ne anen tjeter, perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kundershtojne vendosjen e EULEX-it pa bekimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Njeri nga lideret politike te serbeve te Kosoves, Oliver Ivanovic, thote se per shkak te vendimit te pershpejtuar te BE-se qe te formoje dhe dergoje misionin e tij ne Kosove, te gjithe qytetaret e Kosoves mund te rrezikohen. "Gjendja eshte shume e veshtire, sepse UNMIK-u ka kohe qe ka filluar te zvogeloje personelin; kjo vlen dhe per policine e UNMIK-ut. EULEX-i nuk do te jete ne gjendje qe ne muajt e ardhshem te funksionalizohet dhe do te krijohet vakuum ne siguri. Me brengos me se shumti pozicioni i serbeve, sepse ne nje situate te tille serbet jane me se shumti te rrezikuar", tha Oliver Ivanovic.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika