Vaji i rrezikshem, bllokohet kufiri Shqiperi-Kosove
E Merkure, 28 Maj 2008
Autoritetet kosovare kane mbyllur qe nga dita e djeshme vendkalimin kufitar Kosove-Shqiperi, ne Vermice te Prizrenit, per shkak te tri mauneve, qe dyshohet se transportonin materiale te rrezikshme. Zyrtare te policise ne Kosove thane se maunet me targa bullgare, kane hyre ne Kosove nga Maqedonia, pese dite me pare dhe destinacion kishin fshatin Mamushe te Prizrenit.
Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, tha se jane arrestuar shoferet e tri maunave. Po ashtu u prangos dhe pronari i fabrikes, qe tri maunet kishin marre ngarkesen. Sipas Elshanit, shoferet kane deklaruar se po transportonin vaj hidraulik, por jane ngjallur dyshime se ai mund te kete perberje tjeter, te rrezikshme per jeten e njerezve.
Maunet jane derguar fillimisht ne terminalin doganor ne Vermice te Prizrenit per hetime te metejme dhe per shkaqe sigurie eshte mbyllur vendkalimi kufitar me Shqiperine.
Sipas policise shqiptare te kufirit, "ky bllokim u be pasi ne Vermice te Kosoves ne doganen fqinje me te Morinit, pati rrjedhje lubrifikanti nga nje autobot, i cili shkaktoi probleme te punonjesit e sherbimit doganor dhe policor". Diktuar nga kjo situate, autoritetet kufitare te Kosoves dhe Shqiperise bllokuan kalimet e kufirit, derisa situata te normalizohet.
Sipas deshmitareve te kontaktuar nga BBC-ja, rrjedhja e vajit ka shkaktuar djegie dhe dhimbje koke te kalimtaret. Madje, disa punonjes te doganes se Kosoves jane derguar per ne Prishtine dhe Prizren per ndihme mjekesore.
Drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit, Muharrem Furriku, tha se bllokimi i kufirit do te vazhdoje, sepse temperaturat e larta jane te rrezikshme per kalimtaret ne prani dhe te lubrifikantit te derdhur.
Dogana e Vermices dhe Morinit jane pikat kryesore lidhese mes Kosoves dhe Shqiperise dhe ne kete kohe, kur ka nisur dhe sezoni turistik kalimi i kufirit per shtetasit kosovare behet me cdo lloj dokument identifikimi.