PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ambasada bullgare u jep viza qytetareve te Kosoves


E Merkure, 28 Maj 2008

Qe nga dita e sotme, ne Ambasaden bullgare ne Prishtine, do te filloje pajisja me viza e qytetareve te Kosoves, te cilet duan te vizitojne Bullgarine. Keshtu u be e ditur dje, pas takimeve te ndara te ministrit te Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministres se Drejtesise, Nekibe Kelmendi me zevendesministrin e Puneve te Jashtme te Bullgarise, Milen Keremedshiev. Zevendesministri bullgar tha ne Prishtine, se dhenia e vizave do te jete ne perputhje me kerkesat e Bashkimit Evropian, perkatesisht me te cmimet e vizave te shteteve anetare te BE se. "Jemi ne proces te akreditimit te dy agjencive turistike, te cilat kane shprehur interesin per dergimin e turisteve ne Bullgari. Vizat kushtojne 35 euro, per ata qe mbajne ende pasaporta te ish-Jugosllavise, sepse ekziston nje marreveshje e nenshkruar mes Bashkimit Evropian dhe Serbise, per lehtesimin e vizave per shtetet anetare", tha zv/ministri bullgar, Keremedshiev.

Nga ana tjeter, zevendesministri i Jashtem bullgar theksoi se do te prezantoje edhe nje liste me marreveshje te dyanshme, te cilat duhet te nenshkruhen, me qellim te krijimit te marredhenieve te cilat jane ne pajtueshmeri me standardet e Bashkimit Evropian. Ketu, Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, tha se bashkepunimi me Bullgarine, eshte nje interes i vecante per vendin tone, pasi Bullgaria eshte anetare e BE se.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika