PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Pas 15 qershorit, UNMIK nuk ka asnje mandat"


E Merkure, 28 Maj 2008

"Sipas Kushtetutes se Kosoves, me 16 qershor, ne Kosove nuk ka mandat UNMIK-u dhe te gjitha kompetencat duhet te zhvendosen te institucionet kosovare". Kete e pohon Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re, ne nje interviste qe dha dje per radion "Evropa e Lire".

Paralajmerohet mundesia e shtyrjes se vendosjes se misionit te EULEX-it, nderkohe qe Rezoluta 1244 mund ta mbaje edhe UNMIK-un ne Kosove. Andaj, sa mund te shihet si pengese dhe sa mund te interferoje ne funksionimin e institucioneve te Kosoves dyfishimi i misioneve nderkombetare?

Vete fakti qe misioni i EULEX-it nuk po mund te vendoset ne Kosove ne afatin e parapare dhe po ashtu per shkak te pamundesise per te nxjerre nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit, me te cilen do te nderpritej mandati i UNMIK-ut dhe do t'i lirohej rruga vendosjes se misionit evropian ne Kosove, gjithsesi se do te shkaktoje nje paqartesi ne driten e zhvillimit te ngjarjeve te reja ne Kosove. Kushtetuta e Republikes se Kosoves percakton qartazi rolin, pergjegjesite dhe obligimet e institucioneve kosovare, sikurse qe parasheh qartazi rolin qe ka misioni evropian ne Kosove dhe brenda kesaj kushtetute nuk parashihet ndonje mision, qofte UNMIK-u apo ndonje mision tjeter i Kombeve te Bashkuara. Prandaj, sipas kesaj kushtetute, me daten 16 qershor, ne Kosove nuk ka mandat UNMIK-u dhe te gjitha kompetencat nga UNMIK-u duhet te zhvendosen tek institucionet kosovare.

Mendoni se do te kete konseguenca?

Natyrisht, kjo do te shkaktoje perplasje dhe paqartesi sa u perket misioneve nderkombetare ne Kosove. Nderkaq, fillimi i zbatimit te Kushtetutes se Kosoves u mundeson institucioneve te Kosoves qe t'i kryejne obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore konform kesaj kushtetute. Gjithsesi, kujtoj qe pavaresisht shtyrjeve qe mund te kete vendosja e misionit te EULEX-it ne Kosove, institucionet e Kosoves duhet t'i kryejne obligimet dhe pergjegjesite e veta ne raport me Kushtetuten e Kosoves.

Nje ceshtje tjeter aktuale, eshte Ligji per festat. Sa i ka plotesuar kerkesat e prezantuara fillimisht nga deputetet versioni i miratuar ne Kuvend, te premten e kaluar?

Duhet te pranoj se ka qene nje kompromis i arritur me veshtiresi shume te medha. Fillimisht ka qene nje kembengulje mjaft e ashper e faktorit nderkombetar qe ky ligj te mos preket, nderkaq qe ne anen tjeter kane qene kerkesat e deputeteve te Parlamentit te Kosoves, qe brenda ligjit te perfshihet edhe nje numer i festave zyrtare, e ne vecanti 28 Nentori. Gjithsesi, duhet te kuptohet si nje kompromis i arritur, me gjithe faktin se kjo nuk kenaq kerkesat qe kane qene edhe nga ne, edhe nga deputetet tjere. Eshte nje zgjidhje e pjesshme, e ndermjetme, por jo ajo qe eshte kerkuar. Megjithate, eshte nje zgjidhje kompromisi, sepse ne kete faze eshte arritur ajo qe mund te arrihej, pavaresisht pakenaqesive tona.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika