Aktorja polake "triumfon" ne "Albamono '08"
E Merkure, 28 Maj 2008
Pa shume buje, por me shfaqje tejet interesante, ne datat 21-26 maj ne qytetin e Korces u mbajt edicioni i trete i "Albamono '08". Ndersa mbremjen e se henes u mbajt edhe ceremonia e ndarjes se cmimeve te festivalit. E kete vit trofeu i madh, ai i shfaqjes me te mire ne kete Festival Nderkombetar te Monodrames shkoi per aktoren polake Jolanta Juszkieeicz. Juria nderoi me cmimin e madhe interpretimin e polakes ne shfaqjen "Dezdemona". Por nje moment teper i rendesishem i festivalit ka qene edhe pjesemarrja e aktorit kosovar, Mentor Zymberaj, me shfaqjen e tij pershendetese "Aktori ne kuti", qe mban firmen e tij ne teresine e vet. Teksti i pjeses mban firmen e Zymberajt, regjia po ashtu! Ishte po Mentor Zymberaj, ai qe percolli per publikun e festivalit emocionet e kesaj pjese. Duke qene nje festival nderkombetar, edhe juria e tij doemos qe do te qe nderkombetare. Kryetare e kesaj jure kete vit ishte gjermanja Nina Mazur, qe bashke me anetaret e tjere vleresuan si aktorin me te mire Aleksej Boris, me pjesen "Lysistrata". Krahas ketij aktori gjerman me origjine ruse, si aktorja me e mire femer u vleresua me cmimin e pare, Vesna Stankovic, nga Beogradi, me monodramen "Lina me e forte se guri".
Menaxheri i ketij festivali, Edmond Xhumari, ka pohuar se "ne edicionin e trete te ketij aktiviteti te artit skenik moren pjese 11 trupa, nga te cilat 8 te huaja, 2 nga vendi dhe nje trupe nga Kosova". Qene dite mjaft intensive dhe organizatoret e juria kane vleresuar si arritje artistike kete edicion te trete te Festivalit te Monodrames.
Ky qe nje nder ato festivale qe u mbeshtet edhe nga "kupola e kultures", pra Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, pasi qellimi i madh i ketij festivali ka qene jo vetem mbeshtetja dhe promovimi i vlerave artistike. Nje prej prioriteteve te medha ishte edhe promovimi i potencialit turistik te rajonit te Korces, ndaj edhe jo me kot shfaqjet dolen jashte kornizave te skenave te zakonshme. Duke e cuar vlerat e artit nderkombetar dhe atij shqiptar ne Voskopoje, Dardhe apo edhe ne institucione kulturore ne qytet si ne katedralen e Korces apo edhe ne mjediset e Muzeut Mesjetar te qytetit.
Festivali ne pikat historike te qytetit
Edicioni i trete i Festivalit te Monodrames i cili u zhvillua ne datat 21-26 maj, nuk u mbajt vetem ne skenen e teatrit "A.Z. Cajupi". Si skene sherbyen edhe ambiente te trashegimise kulturore e turistike te Korces. Synimi i madh ishte qe te huajt pjesemarres ne kete edicion te festivalit, te njihen edhe me keto vlera te medha dhe te padiskutueshme te vendit tone. Ndaj edhe shfaqjet, nje pjese e tyre u zhvendosen ne vende te trashegimise kulturore dhe historike te Korces, si ne Voskopoje, Dardhe, Muzeun Kombetar te Artit Mesjetar, ne Katedralen "Ngjallja e Krishtit" ne Korce, ne qytetin e Maliqit etj.
Cmimet e "Albamono '08"
Shfaqja me e mire- "Dezdemona" e polakes Jolanta Juszkieeicz
Aktori me i mire- Aleksej Boris me "Lysistrata"
Aktorja me e mire- Vesna Stankovic me "Lina me e forte se guri"