PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Eagle" promovon paketen ProRing per biznesin


E Merkure, 28 Maj 2008

Kompania e trete e telefonise se levizshme ne vend, "Eagle Mobile", ka nisur te ofroje sherbime te plota dhe te shumellojshme ne tregun shqiptar te telekomunikacionit. Parmbreme, ne mjediset e "Sheraton", ne kryeqytet, u be ceremonia zyrtare e lancimit te produkteve te reja per abonentet e kategorise biznes. Po ashtu, u dha lajmi se "Eagle Mobile" arriti mbulimin e Shqiperise me sinjal brenda pak muajsh, nga 13 marsi kur nisi sherbimi per abonentet me parapagim, ne Tirane, Durres dhe Rinas.

Momentalisht, "Eagle" po promovon ProRing Corporate. Ky program sjell risi ne tregun shqiptar te telekomunikacionit. "Krahas tarifave shume te favorshme te komunikimit ne krahasim me te tjeret, ai ekskluzivisht i ofron kategorise "Biznes" mundesine jo vetem per te komunikuar falas brenda ketyre kompanive, por c'eshte me e rendesishmja, u jep mundesine e komunikimit falas edhe me bashkepunetoret e tyre te biznesit, ne kompanite e tjera, pjese e ketij ringu te madh, qe po krijohet dhe po shtohet dita-dites", evidenton kompania.

"Eagle Mobile", shton se u ofron mundesi komunikimi me tarifat me te favorshme ne treg jo vetem ketyre kompanive apo anetareve te tyre pjese e ketij Ringu, por edhe familjareve, miqve dhe shokeve te tyre, duke perfituar nga programet tona ProRing 30, ProRing 60 dhe ProRing 600. "Keto programe do te bejne te mundur rritjen e kesaj familjeje te madhe "ProRing" dhe do te lehtesojne se tepermi komunikimin midis tyre", evidenton shefi i shtypit te kompanise celulare". Po ashtu, kompania premton se "te gjithe anetaret e kesaj familjeje te madhe do te komunikojne me tarifa jashtezakonisht te favorshme edhe me abonentet e tjere "Eagle Mobile" jo pjesetare te ketij Ringu apo edhe me abonentet e rrjeteve te tjera"

Shpresa per ulje te kostos

Shume qytetare kane shprehur shpresen e hyrja e vrullshme ne treg e kompanise se trete celulare, do te ndikoje ne dy aspekte, uljen e kostove te komunikimit dhe ofrimin e sherbimeve te reja bashkekohore. Kompania e trete, tha dje se po ofron dhe Mobile TV, internet dhe pagesa bankare nga celulari.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika