PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bujqesia dhe ndertimi ne renie


E Merkure, 28 Maj 2008

Blerina Hoxha

Banka e Shqiperise lajmeron per me shume kujdes ne administrimin dhe reformat ne sektorin e bujqesise dhe te ndertimit. Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise analizoi dje zhvillimet ne ekonomi gjate tremujorit te pare te vitit, dhe doli me konkluzionin se ne rrethanat aktuale merr nje rendesi te dores se pare shfrytezimi racional i tokes bujqesore, duke synuar shtimin e siperfaqeve te mbjella, si dhe produktivitetin per njesi. Per kete qellim, Banka e Shqiperise rithekson domosdoshmerine per kryerjen e reformave te thella strukturore, qe kane te bejne me token, pasurine, sistemin grumbullues dhe ate shperndares, si dhe me infrastrukturen. Zhvillimi i prodhimit do te frenonte rritjen e cmimeve ne artikujt bujqesore, thekson autoriteti qendror bankar. Gjithashtu, ekspertet e ekonomise ne mbikeqyrjen bankare ka konfirmuar se, dega e ndertimit vazhdon te karakterizohet nga nje situate jo e qarte edhe ne tremujorin e pare te vitit 2008. "Ngadalesimi i ritmit te rritjes se aktivitetit ekonomik te sektorit te ndertimit, krahasuar me ecurine mesatare te viteve te fundit, kerkon vemendje, nisur nga roli dhe kontributi qe ky sektor ka ne ekonomine vendase", eshte shprehur Guvernatori Fullani, gjate mbledhjes se mbikeqyrjes. Sipas bankes, nje faktor percaktues, me origjine te brendshme, pritet te jete prodhimi vendas bujqesor. Aktualisht, kemi hyre ne periudhen kur prodhimi vendas fillon e shfaqet ne tregtine me pakice. Inflacioni ne fund te muajt prill 2008, shenoi nje ulje prej 0,4 per qind ne terma mujore, prapa te ciles qendronte kontributi i grupit ushqim dhe pije alkoolike, nga hyrja ne treg e prodhimit vendas. Per kete arsye, me interes pritet ecuria e ketij faktori ne muajt ne vijim, vijon banka ne parashikimet e saj. Sipas sjelljes historike, dy-tre muajt ne vijim regjistrojne dhe ndikimin me te forte renes mbi cmimet e produkteve te paperpunuara ushqimore. Tremujori i pare i vitit 2008, vazhdoi te karakterizohet nga zhvillime relativisht komplekse te ekonomise boterore. Aktiviteti ekonomik i disa prej ekonomive te zhvilluara, pesoi nje lloj frenimi duke rritur shqetesimin per nje ngadalesim ne rang global. Rritja e cmimeve ka mbizoteruar ne shumicen derrmuese te vendeve te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim. Cmimet e rritura te lendeve te para, te naftes dhe te produkteve ushqimore kane prekur cdo ekonomi, duke rritur shqetesimin per nje spirale me te larte inflacioni ne te ardhmen. Nga ana tjeter, tregjet financiare nuk kane qene te qeta, duke reflektuar perhapjen e krizes se kredive qe gjeneroi ekonomia e SHBA. Nje numer i madh institucionesh financiare jane te prekura nga ky fenomen, nderkohe qe bankat qendrore me te medha kane injektuar vazhdimisht likuiditet ne tregun e parase. Ekonomia shqiptare, duke qene nje ekonomi e vogel, relativisht e hapur, nuk mund te mos ndikohet nga keto zhvillime, ku si pasoje e drejtperdrejte evidentohet pershpejtimi i rritjes se nivelit te pergjithshem te cmimeve te konsumit.

Shpenzimet buxhetore tkurren

Qeveria ka operuar mire me te ardhurat e programuara ne buxhet, por jo me shpenzimet. Banka e Shqiperise konfirmon se grumbullimi i te ardhurave ka ndjekur nje prirje ne rritje, nderkohe qe shpenzimet per investime, per kete periudhe te vitit, kane pesuar tkurrje ne krahasim me nje vit me pare.

Frenohen importet

Gjate muajve te pare te vitit 2008 ka vazhduar rritja e eksporteve si ne raport me tremujorin e fundit ashtu edhe me tremujorin e pare te vitit te kaluar, respektivisht me 4% dhe me 13%. Importet, me gjithe renien e konsiderueshme ne raport me fundin e vitit 2007, jane rreth 17% me te larta se e njejta periudhe e vitit te kaluar.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika