Benhaker, ne fushe nje ekip eksperimental
E Marte, 27 Maj 2008
Duket se trajneri i Polonise, Leo Benhaker, nuk e ka marre dhe aq seriozisht perballjen me Shqiperise. Ai do te hedhe ne fushen e lojes nje skuader eksperimentale, duke mos dashur keshtu te demtoje lojtaret me me vlere. Blazkzikovski eshte nje nga elementet e formacionit baze qe ka pasur shqetesime, ndaj Benhakeri nuk do t'i shtoje infermierise se federates polake emra te tjere. Shqiperia eshte testi i parafundit per Polonine, e cila ka planifikuar te luaje nje miqesore te fundit kunder Danimarkes ne Korzov, shtate dite perpara perplasjes me Gjermanine ne grupin B te finaleve te evropianit.