Murinjo e Mancini: secili ne vendin e tij
E Marte, 27 Maj 2008
Aleati me i mire qe Mancini te qendroje tek Interi? Murinjo. Nje batute, nje provokim? Mbase po. Fakt eshte se sa me shume kalojne ditet, aq me shume rriten shanset qe trajneri zikalter te qendroje ne pankinen e Interit edhe vitin tjeter. Nje konfirmim qe vjen nga faqet e "The Sun", ku konfirmohet tentativa e Roman Abramovicit per te rithirrur trajnerin portugez ne pankinen e bluve. Jashte loje Murinjo, Moratit nuk i mbetet asgje tjeter vecse t'i besoje per vitin e peste me radhe Mancinit. Nje thyerje? Jo, krejt tjeter. Sidomos nese merren parasysh sukseset e fundit te trajnerit (qe i vetem ka arritur shtate nga tete trofete e epokes moratiane) dhe kushtet e vendosura nga vete Mancini, qe me sa duket do te pranohen nga numri nje i skuadres zikalter. Edhe portugezi, kur te rikthehet te Celsi nuk do te gjeje aty armikun historik, Frenk Arsenen dhe do te ishte me i lumtur se ne vitet e kaluara.