Barcelona jep Etone per Ibrahimovicin
E Marte, 27 Maj 2008
Mediat spanjolle ngrene zerin: Barcelona dhe Interi jane gati per shkembimin e madh, katalanasit marrin Ibrahimovicin dhe japin Etone plus shume milione euro per arkat e klubit te Moratit. E perditshmja spanjolle "Sport", nje gazete e afert me klubin e Barcelones, thekson se kjo tratative do te merrte fund nese trajner i Interit do te behej Murinjo. Portugezi do te merrte ne Milano nxenesin e tij te dashur, Didie Drogba dhe Ibrahimovic do te ndjehej me i kufizuar ne fushe dhe ne pergjegjesi, ndaj do ta pranonte me deshire transferimin e tij te Barcelona. Nga ana e klubit zikalter ende nuk ka nje reagim zyrtar, por duket e veshtire qe Morati te heqe dore nga i preferuari i tij, pavaresisht se nje lojtar si Eto dhe 20-25 milione euro do te ishin vertet bindese per te. Por, duke pare perforcimet e rivaleve per vitin e ardhshem, sidomos Juventusit, te heqesh dore nga nje talent, si ai suedez, do te ishte nje vetevrasje e vertete.