Toni: Fitojme evropianin dhe hyjme ne histori
E Marte, 27 Maj 2008
Jeton Selimi
Eshte nje nder te paktet sulmues te shenoje ne nje vit me shume gola (42) sesa mosha qe ka mbi supe (31). Luka Toni festoi dje ditelindjen e tij: "Nese dikush disa vjet me pare do te me thoshte se kete pervjetor do ta kaloja ketu, me Kombetaren, perpara Evropianit, nuk do t'i kisha besuar, madje do te thosha se ishte i cmendur. Jam shume me i karikuar sesa ne vitin e boterorit. Ndjehem me i sigurt dhe me i forte". Sulmuesi perdor fjale te tjera per te percaktuar klimen brenda grupit: "Ka harmoni, deshire dhe besim. Do te ishte nje enderr te pushtonim Evropen dy vjet pasi fituam Boterorin e Gjermanise. Ne duam t'ua dhurojme kete enderr tifozeve tane dhe te hyjme ne histori. Nga ana ime, ju siguroj me 110%, ky mund te jete Evropiani i fundit, dua ta fitoj". Pengesat e para do te jene edhe me te veshtirat: "Jemi ne nje grup shume te veshtire - vazhdon mendimin e tij qendersulmuesi i Bajernit - nuk ka skuadra te dobeta. Holanda eshte nga me te fortat dhe Rumania eshte aty se e meriton. Dhe kete ia kam thene edhe mikut tim, Riberi, shpresoj te arrij ne ndeshjen e fundit kunder Frances pa pasur nevoje per pike. Frenk eshte i cmendur, por eshte nje lojtar i madh dhe mund te beje diferencen. Si ai eshte edhe Mutu. Me Adrianin vazhdojme te degjohemi shpesh. I uroj te beje nje Evropian te madh". Flitet per lojtare me peshe, te afte per te ndryshuar fatet e nje ndeshjeje ne cdo moment. E pashmangshme te mos perfshish Kasanon: "Antonio eshte nga me te disiplinuarit. E gjeta te qete, te vendosur. E di qe ketu luhet shume dhe nuk eshte aspak budalla". Gjermania per sulmuesin dhe (mbi te gjitha) Bajerni i Mynihut: "Do te qendroj edhe vitin tjeter, do te synojme Ligen e Kampioneve. Drejtuesve u kam thene se do te me pelqente te kisha ndonje shok italian. E di qe kane provuar Gatuzon, me vjen keq qe nuk erdhi. Tani do te ishte Barzajli i mireprituri". Po Toni kur do te kthehet ne Itali? "Jo shpejt, ndonese dua sa me shpejt te arrij kuoten e 100 golave ne kampionatin italian". Me pas, dy fjale edhe per me te riun e grupit, Rikardo Montolivo: "Me deshiren dhe entuziazmin do te kerkoj ta bind Donadonin te me mbaje mes 23 lojtareve. Do t'i tregoj se mund te qendroj".
Spoti gjerman? Per Tonin mund te sjell fat
Eshte ne mes dhe historia e nje spoti qe ka zene shume hapesire ne tv gjermane, ku rikthehet imazhi negativ i futbollit italian. Toni qesh: "Mund te jete nje menyre per te destabilizuar ambientin, por nuk do ia dalin. Ose, duke qene se dicka e ngjashme ndodhi edhe perpara ndeshjes me Gjermanine ne Boteror, mund te jete veper e ndonje tifozi vertet te zjarrte", deklaron Luka Toni.