Shqiperia, nder 6 me te mirat e Eurosong
E Marte, 27 Maj 2008
Edison Kurani
Skema politike te posacme ndoshta nuk ka ne Eurovizion, por votimet gjeopolitike jane me se te dukshme dhe nese nuk ndryshohet sistemi, nuk mund te kete premisa te vleresimit real. Pohimin e ben drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar, Petrit Beci. Ne nje bisede me "Koha Jone", Beci pohon se votimi gjeopolitik ne Festivalin Evropian, solli renien e kenges shqiptare ne renditje.
"Une nuk mund te them se pati nderhyrje politike ne kete festival, sikunder dhe ate te meparshmin qe gjithashtu e kam ndjekur nga afer. Ajo qe une mund te siguroj eshte fakti se votimi ishte tipik gjeopolitik dhe ndikoi thellesisht ne renditjen e kengeve". Kreu i RTVSH shton se ne kete menyre humb vlera reale qe ka vete kenga dhe kengetari qe e percon, duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht ne perfaqesine shteterore te saj.
Duke u ndalur ne kete sistem votimi, Beci pohon se formula me sms eshte nje biznes i mirefillte per te rritur sa me shume te ardhurat ne Eurovizion. Ndersa shton:
"Sistemi i televotimit pa dyshim qe favorizon se tepermi vendet ne zhvillim dhe ketu, ato qe jane me te dhena pas televizionit. Dihet se vendet ish-jugosllave dhe ato ish-sovjetike qe perbenin nje pjese te konsiderueshme te 43 shteteve me te drejte vote, kane audience te larte televizive, ndryshe nga vendet e zhvilluara perendimore".
"Per kete, sipas Becit, sistemi televote permes thirrjeve dhe sms-ve krijon lehtesi te medha per te fituar ato shtete qe mbeshteten nga njera-tjetra".
Drejtori i Pergjithshem i RTVSH pranon se motivet patriotike jane deri-diku te kuptueshme ne votim edhe nga juria. "Por e rendesishme eshte qe te vleresohet kenga, gje qe konstatojme se nuk eshte e mundur dhe jo te perballesh me lobingje brenda llojit".
Ketu, Beci ben dhe nje perllogaritje: "Mjafton te shihni rezultatet e votimit. Ne u renditem ne vendin e 17-te. Por nese do te konsideronim vendet ish-sovjetike thjesht nje shtet (Bashkimi Sovjetik) dhe ato sllave nje tjeter (Jugosllavia), praktikisht ne do te ishim se paku nder gjashte kenget me te mira". Duke perfunduar argumentin e votimit, Beci ben thirrje qe sistemi aktual te ndryshoje sa me pare, per te mos shkaktuar zbehje te imazhit te Eurosong.
Ne lidhje me kete ceshtje, z.Beci ben te ditur se gjate javeve ne vazhdim, EBU do te diskutoje pikerisht mundesite e ndryshimit te procesit te votimit.
Nderkohe, kenga shqiptare, pavaresisht faktit se nuk u rendit nder me te votuarat, ishte nder me te pelqyerat e po ashtu, nder me te vleresuarat. "Mediat kryesore franceze, spanjolle, greke, ukrainase e deri dhe ruse, vleresuan shume kengen si te arrire", evidentoi drejtori Beci.
Ne biseden e tij me "Koha Jone", z.Beci u ndal dhe ne klimen qe ekzistonte ne Beograd ndaj shqiptareve. Ai pohoi se masa te vecanta sigurie ishin marre nga organizatoret dhe autoritetet, me qellim shmangien e incidenteve nga qytetare te caktuar serbe, ekstreme ne shfaqjen e ndjenjave nacionaliste. "Ne pergjithesisht konstatuam nje klime te perzemert ne Beograd. Megjithate masat e sigurise ishin te posacme per ne, ne kuader te acarimit te marredhenieve pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Me duhet te them se kishte raste kur ne menyre te qellimshme, shkurajohej kengetarja jone. Z.Beci evidentoi se gjate neteve te provave qe jane te hapura me publikun kundrejt pageses, pati raste te hedhjes se thirrjeve dhe fishkellimave kunder kenges shqiptare. "E gjitha kjo behej sigurisht per te shprehur ndjenje nacionaliste dhe te papajtueshme me shqiptaret, por ishte e lokalizuar dhe aspak e perhapur". Por kjo sigurisht qe mund te shkaktonte ndjenje presioni dhe pasigurie te kengetarja per me teper vetem 16 vjece, ndaj kjo situate u arrit te menaxhohej me evitimin e ketyre incidenteve. "Per me teper, Olta ka pasur veshtiresi shendetesore sepse ishte semure, por duke mos reflektuar ne interpretimin dinjitoz qe dhuroi".
Kreu i RTVSH kujton dhe faktin se incident i ngjashem me ate te ndodhur ne nje eveniment sportiv, ku nje sportist veshi bluzen me mbishkrimin "Kosova eshte Serbi", ndodhi edhe prane mjediseve ku ishte akomoduar grupi shqiptar i Eurosong.
PROJEKTE
"Zemren e lame peng", padyshim qe nuk e lame peng ne Beograd. Ai ishte vetem fillimi i promovimit te kenges fituese te Festivalit te RTVSH", pohon per "KJ", drejtori Beci. Ai permend faktin se kenga tashme eshte "rrembyer" nga te 43 vendet qe moren pjese ne Eurosong. Po ashtu, ai vecoi dhe faktin se vende si Turqia dhe Maqedonia, e vleresuan shume kengen. Ftesat jane te pritshme per te shijuar live kengen qe na perfaqesoi ne Eurosong, perfundon biseden me "Koha Jone", drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit shqiptar.