Serbi, pritet qeveri "pro-evropiane"
E Marte, 27 Maj 2008
Kryetari i G17 Plus, Mladjan Dinkic shprehu besimin se nje qeveri serbe pro-evropiane do te krijohet ne qershor dhe se 141 nga 250 deputete do te votojne per ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian. Dinkic theksoi mbreme se ekziston nje mundesi e madhe (99.9 per qind) qe shumicen e qeverise se ardhshme ta kete koalicioni per Serbine Evropiane. I pyetur nese perfaqesuesit e koalicionit per Serbine Evropiane kishin diskutuar per te krijuar nje qeveri te re me koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbise, Dinkic siguroi se "socialistet do te krijojne nje qeveri me koalicionin per Serbine Evropiane".