NASA nis kerkimet per gjurme jete ne planetin Mars
E Marte, 27 Maj 2008
Sonda hulumtuese Phoenix, e Shteteve te Bashkuara, eshte ulur ne polin verior te Marsit, per te analizuar shenjat se ky planet ndoshta ka pasur kushte per jete. Te gjitha perpjekjet e meparshme per t'u ulur ne Mars kishin deshtuar. Agjencia amerikane e gjithesise, NASA, thote se te gjitha instrumentet shkencore ne sonde po punojne dhe se analizat e para do te fillojne brenda disa ditesh. Anija kozmike Phoenix, per ne Mars ishte nisur para 10 muajsh, ndersa ulja ne siperfaqen e Marsit u be ne oret e para te dites se djeshme.
"Edhe 27 metra, 20 metra, 15 metra, pritja per ulje... sinjali i uljes eshte konfirmuar", tha folesi i agjencise NASA, ndersa sonda po i afrohej zbritjes ne Planetin e Kuq. Kjo shkaktoi shperthim te gezimit ne ekipin e misionit ne seline e tij ne Kaliforni, pasi ka shume arsye per gezim.
Se pari, Phoenix-i zbriti ne Mars me te gjitha instrumentet shkencore te pademtuara nga tronditja me rastin e uljes. Kishte shqetesime per kete ceshtje, pasi shpejtesia e anijes ishte rritur ne me teper se 20 mije kilometra ne ore, nen ndikimin e terheqjes se planetit, pastaj shpejtesia ne menyre dramatike ishte zvogeluar, derisa ajo po hynte ne atmosferen e Marsit dhe e kishte aktivizuar parashuten.
Ne sekondat e fundit te fluturimit, anija ia doli ta zvogeloje shpejtesine ne vetem 9 kilometra ne ore dhe anija ateroi saktesisht aty ku parashihej: ne rajonin e Polit te Veriut, ku shkencetaret besojne se ekziston nje shtrese e trashe akulli, menjehere pas siperfaqes se thate.
Prej shume kohesh, shkencetaret deshirojne te studiojne nese ka gjurme te jetes se mehershme ne mars, prandaj zbritja e suksesshme e sondes paraqet mundesi per t'i realizuar keto synime. Shefi i misionit te agjencise NASA, Piter Smith, pohoi dje se "ky eshte fillimi yne". "Tani varet nga ne qe te bejme dicka te mrekullueshme", tha Smith dhe shtoi: "Ne e shohim Phoenix-in si baze te hulumtimeve te ardhshme te Marsit". Kurse dr. Charles Elachi, nga NASA, permendi faktin: "Ky ekip ka bere histori dhe ata do te mbahen mend pergjithmone si njerezit e pare qe eksplorojne rajonin polar te Marsit".
Shkencetaret besojne se rajoni, ne te cilin zbriti Phoenix-i, ndoshta me heret ka qene fundi i nje oqeani te madh. Phoenix-i e ka doren robotike qe mund te germoje ne shtresen e akullit per te marre mostra. Laboratori miniatural ne anije atehere do t'i shkrije keto mostra deri ne avullim, derisa nje mori instrumentesh do te kryejne analizat kimike te komponenteve.
Ulja e sondes u ndihmua nga nje mbrojtese prej nxehtesise, parashute dhe raketa retro.
Me gjithe shqetesimet e shkencetareve, ulja e sondes ne siperfaqen e Marsit u shoqerua vetem me nje shtellunge pluhuri. Per te hetuar nese planeti mund te kete pasur jete, sonda do te qendroje tre muaj ne Mars.
Planetit i dhurohet nje DVD
Sonda me emrin Phoenix eshte e para qe arrin te ulet prane nje prej poleve te planetit Mars. Asnje perpjekje e tille nga Toka deri tani nuk ka qene aq afer per te mesuar lidhur me mundesine qe te kete jete edhe ne ndonje planet tjeter, pervec Tokes. Ne shenje te ketij suksesi, Phoenix-i ka me vete gjera qe nuk i sherbejne misionit aktual, por mund t'u sherbejne gjeneratave te ardhshme. Kjo eshte nje librari me ngjarjet shkencore te permbledhura ne nje DVD, ne te cilen gjenden edhe emrat e afro 250 mije njerezve qe gjate shume viteve kane promovuar kerkime te gjithesise. Kjo DVD do te mbetet si nje kujtim njerezor ne planetin Mars, edhe per shume kohe pasi te perfundoje misioni Phoenix.
Vijne fotot e para
Sonda amerikane robotike ka derguar nje seri pamjesh nga siperfaqja e Marsit, vetem pak ore pasi u ul prane polit verior te planetit. Fotot e para bardhezi, ishin kryesisht per te sjelle informacione lidhur me kushtet e sondes dhe konfirmuan se ajo ishte ulur dhe kishte hapur panelet solare qe jane esenciale per punen e saj. Ne fotografite e tjera tregohej horizonti dhe pllajat arktike si edhe pamje te nje peizazhi qe i perngjante rajoneve te ngrira te Tokes.