Kosova, cfare vjen me pas?
E Marte, 27 Maj 2008
Kosova e vendosur per angazhim aktiv ne NATO
Ne Berlin eshte duke u zhvilluar sesioni i pranveres, i Asamblese parlamentare te NATO-s. Dita e dyte e seksionit per ceshtjet politike te Asamblese e filloi dhe mbaroi diten e punes me Kosoven. Komiteti per ceshtjet e politikes ka nisur me fjalimin e Judy Batt, profesor per politikat evropiane ne Universitetin e Birminghamit.
Ne fjalimin e saj me titull: Kosova, Serbia, Whats comes next? Cfare vjen me pas? Batt theksoi se problemet e dala me krijimin e shtetit te Kosoves, jane te hapura. Dhe sipas saj, ato mund te zgjidhen vetem nepermjet integrimit te rajonit ne Bashkimin Evropian.
Stephane Bourgon, avokat i Gjykates se Hages per ish-Jugosllavine foli per pervojat e mbledhura deri tani nga Gjykata e Krimeve. Fjalimi i tij u shoqerua me pyetjen pse u lirua nga gjykata Ramush Haradinaj.
Parlamentari, Vitalino Canas prezantoi raportin e tij mbi zhvillimet e fundit ne Kosove. Muajin e kaluar ai ishte se bashku me nje delegacion te Asamblese se NATO-s, ne Prishtine dhe Beograd. Ai foli per ndryshimet qe ka sjelle pavaresia e Kosoves per Kosoven, Beogradin dhe komunitetin nderkombetar.
Para Asamblese foli dje dhe Xhavid Haliti, i cili theksoi se Kosova e ka shtuar vemendjen ne ceshtjet e paqes dhe sigurise. Kosova eshte e vendosur per angazhim aktiv dhe integrim ne strukturat euroatlantike. Naim Maloku, anetar i delegacionit te Kosoves te ftuar ne Asamblene e NATO-s tregon se: "Fjalimi i Xhavid Halitit, u shoqerua me largimin nga salla te delegacionit serb dhe atij rumun.
Delegacioni rus, megjithese mbajti qendrim te ashper nuk u largua nga salla. Vetem ai serb dhe ai rumun u larguan dhe u kthyen kur Haliti mbaroi fjalen.
Kosova ndodhet para ndryshimeve qe prekin ceshtjet e sigurise. Me 15 qershor, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, pritet te krijohet ministria e mbrojtjes si dhe agjencia e sherbimeve sekrete. Trupa mbrojtese e Kosoves do te shperbehet. Ne vend te saj do te krijohet Forca e Sigurise, nje trupe me 2500 ushtare profesioniste dhe 800 rezerviste, qe do te perdorin arme deri ne kalibrin 12,7 milimetra.