Keshilli "xhumbo" mblidhet ne Bruksel
E Marte, 27 Maj 2008
Bashkimi Evropian po diskuton per misionin EULEX ne Kosove, i cili ka pak gjasa te filloje nga puna me 15 qershor, sic ishte planifikuar. Teme tjeter ne Bruksel eshte dhe lidhja e nje marreveshjeje strategjike me Rusine. Ne te ashtuquajturin "keshill xhumbo" ne Bruksel, ministrat e Jashtem te BE po diskutojne se bashku me koleget e tyre nga ministrite e Mbrojtjes dhe te Zhvillimit.
Qellimi i takimit qe vazhdon edhe sot, eshte pergatitja e takimit te rregullt te veres te kryetareve te qeverive dhe shteteve te BE, qe do te mbahet ne datat 19-20 qershor. Pjesa me e madhe e diskutimeve po perqendrohet ne misionin EULEX te BE ne Kosove. Ky mision ishte planifikuar te merrte ne dorezim me 15 qershor nga UNMIK-u administraten e Kosoves te sapo pavaresuar. Por zyrtaret e BE tani kane arritur ne perfundimin qe veshtiresite ligjore dhe logjistike e kane bere kete date jorealiste. Shefi i diplomacise evropiane, Havier Solana, tha para takimit se do te takohet gjate javes me Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, lidhur me raportet mes UNMIK-ut dhe EULEX-it. Solana ka pranuar se te dyja misionet mund te veprojne ne te njejten kohe ne nje faze te pare.