PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Mosnjohja nuk pengon zhvillimin"


E Marte, 27 Maj 2008

Mosnjohja e Republikes se Kosoves nga nje pjese e shteteve te botes, nuk do ta pengoje zhvillimin e saj. Ky eshte vleresimi qe jep Holm Sund'hausen, profesor prane Universitetit te Lire ne Berlin dhe ekspert per Evropen Juglindore. Ne nje interviste per radion Dojce Vele, prof. Sund'hausen ndalet dhe ne zhvillimet qe lidhen me zgjedhjet e pavlefshme qe Serbia zhvilloi ne Kosove.

Ne Kosove u zhvilluan edhe zgjedhjet lokale serbe. Cili do te jete ndikimi i tyre per situaten e metejshme atje?

Edhe ketu duhet bere dallim ndermjet enklavave ne brendesi te Kosoves dhe veriut te Kosoves. Une mendoj se ne brendesi te Kosoves, ne enklavat serbe ne nje periudhe afatgjate situata do te qetesohet. Edhe serbet qe jetojne aty po e shikojne me realizem se nje kurs konfrontimi nuk do te kete kuptim dhe se u ben dem edhe vete atyre. Ne veriun e Kosoves shumecka do te varet nga mbeshtetja qe do te vije nga Beogradi. Nese nuk vjen mbeshtetje, atehere situata do te qetesohet shume shpejt.

UNMIK-u nuk po pranon t'ia lere vendin Eulex-it, ashtu sic kishin shpresuar evropianet, dhe nderkohe te shume njerez ne Kosove po krijohet pershtypja se, as Bashkesia Nderkombetare nuk e di se c'po ben aktualisht ne Kosove. A pajtoheni ju me kete teze?

Ngjashem si me krijimin e qeverise ne Serbi edhe ketu ajo po provon taktika. Po shqyrton se cfare eshte e beshme. Ajo qe dihet deri tani jane synimet, te cilat jane te qarta. Cdokush e di se cfare do BE-ja, cfare duan kombet e bashkuara, megjithese kjo e fundit nuk eshte shume e qarte, por pyetja eshte edhe se cfare eshte e mundshme. Politika eshte arti i se mundshmes, dhe kjo sajohet neper negociata.

Kosova deri tani nuk eshte njohur nga vendet fqinje, me perjashtim te Shqiperise. Sa te veshtire do ta kete Kosova qe te perparoje ne te ardhmen ne keto kushte?

Une mendoj se Kosova, ashtu si edhe shume shtete te tjera te vogla, mund te jete e suksesshme, nese arrin qe si ne ekonomi, politike, kulture dhe ne arsim te ndertoje struktura te qendrueshme. Qe ceshtja e njohjes do te zvarritet per shume vite, kjo eshte e vertete. Por kjo eshte dicka e njohur edhe ne politiken gjermane. Nje situate te ngjashme e kemi pasur edhe ne kohen e DDR-it. Por ajo nuk mund te jete nje pengese per zhvillimin e metejshem, si ne raportet e jashtme te Kosoves, ashtu edhe ne ato te Serbise. Kjo eshte ceshtje ritualesh politike, te cilat nuk kane pse ta pengojne politiken, ato e veshtiresojne ate, por nuk e pengojne patjeter. Une mendoj se detyra kryesore ketu do te jete qe Kosova te arrije nje hov ekonomik dhe nese njerezit, qofte shqiptaret, qofte serbet qe jetojne aty, e ndjejne qe i kane me mire punet, atehere une mendoj se edhe problemi i Kosoves do te zgjidhet vetvetiu.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika