Komunat, Serbia provokon serish Prishtinen
E Marte, 27 Maj 2008
"Ne vendbanimet serbe shume shpejte do te konstituohen kuvendet komunale ne baze te rezultateve te zgjedhjeve lokale serbe, qe u zhvilluan me 11 maj edhe ne Kosove". Provokimi i radhes vjen serish nga ministri serb per Kosoven ne qeverine serbe, Sllobodan Samarxhic. Ai deklaroi dje gjate nje vizite ne Gracanice, jo larg Prishtines, se komisioni zgjedhor republikan ka dhene udhezimet per formimin e kuvendeve komunale serbe ne Kosove, pas zgjedhjeve te 11 majit. Sipas tij, "kjo eshte shume e rendesishme sepse me autoritetet lokale ne Kosove, Serbia mund te kryeje funksionet e saj ne menyre legjitime".
Reagimi i autoriteteve te Prishtines ishte i ashper, lidhur me deklaraten e Samarxhic. Ata evidentojne se pretendimet e Serbise qe nepermes komunave te administroje ne Kosove jane te kota, sepse realiteti ketu eshte krejtesisht ndryshe. "Ne te ardhmen e afert, ne pretendojme qe me Serbine te kemi raporte te mira fqinjesore. Ne respektojme dyshtetesine per serbet e Kosoves, por Kosova ka institucionet e saj shumetnike dhe serbet e Kosoves duhet te bashkepunojne me ato", deklaroi Kryeministri Hashim Thaci.
Edhe reagimi i UNMIK-ut ka qene i shpejte. Ata thane dje se zgjedhjet lokale te Serbise, qe u zhvilluan ne Kosove dhe rezultatet e tyre, jane jo legjitime. "UNMIK nuk do te bashkepunoje me zyrtaret serbe", deklaroi zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie. Ai shtoi se me nje rregullore te posacme u ka zgjatur mandatin perfaqesuesve te mehershem serbe neper komunat e tyre deri me 15 qershor. Ne kete date hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves dhe qeveria e Prishtines pritet te marre kompetencat e plota.