PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter


E Hene, 26 Maj 2008

Dyshemeja e cmimit per nje liter nafte eshte aktualisht 160 leke, por disa pika pakice e shesin ate edhe me 163 dhe 165 leke per liter. Nje jave me pare niveli i cmimit ishte 153 leke per liter. Ne dy javet e fundit cmimi i nje litri nafte eshte rritur me 10 leke duke thyer te gjitha rekordet rajonale dhe me gjere. Pavaresisht se, rritja e cmimit e ka origjinen nga tregu nderkombetar, ne tregun shqiptar si gjithmone cmimi ka njohur rritjen me te madhe. Nw shtetin fqinje Mali i Zi nafta nuk eshte me shume se, 1 euro per liter, ose 120 leke. Cmimi i naftes ne bursat nderkombetare po shenon aktualisht 132 dollare per fuci. Cmimi po rritet per shkak se, parashikimet per mosshtimin e prodhimit dhe nga ana tjeter presionet per rritje te metejshme kerkeses ne rang global. Furnizimi ka rene javen e kaluar me 5.3 milione fuci, renia me e madhe ne kater muajt e fundit, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Energjise. Parashikimet vleresojne se, per gjashtemujorin e dyte te viti cmimi i naftes do te arrije 141 dollare per fuci. Tregtaret ne tregun vendas e justifikojne cmimin e naftes me rritjen e cmimit te ketij produkti ne tregjet nderkombetare. SHBA qe eshte konsumatori me i madh i naftes, nje liter nuk kushton as 1 dollare. Vec te tjerash kete vit me po spekulohet me cmimin e naftes duke shfrytezuar kursin e kembimit. Vendet prodhuese dhe eksportuese te naftes (OPEC) sipas nje marreveshje te perbashket qe kur organizata funksionon, e shesin naften ne valuten amerikane dollarin e konsideruar ende me e besueshmja per shkak te madhesise se ekonomise amerikane dhe rezervave qe ruhen ne kete valute. Keshtu qe nje zhvleresimin e valutes se gjelber i ul menjehere fitimet e prodhuesve te naftes. Por per tu mbrojtur nga rrisqet qe sjell kursi i kembimit, vendet e OPEC sa here qe zhvleresohet dollari me te njejten mase rrisin edhe cmimin e naftes. Kjo renie eshte reflektim i politikave monetare te SHBA per te zhvleresuar dollarin per te ndihmuar shtetasit amerikane ne shlyerjen e kredive. Renia e USD eshte reflektuar menjehere me rritjen e cmimeve te naftes, fenomen ky qe eshte ndikuar edhe nga disa lajmerime per nje zhvleresim te metejshme te dollarit ne ditet ne vazhdim. Kohet e fundit vendet e OPEC kane diskutuar mjaft here per te shitur naften ne euro me qellim reduktimin humbjeve qe vijne nga kursi i kembimit, por pavaresisht luhatjeve dollari mbetet dominant ne ekonomine boterore per shkak te madhesise qe ka SHBA ne prodhimin e pergjithshem boteror. Spekulimin me kursin e kembimit e ka vene ne dukje edhe Banka e Shqiperise. Keshtu sipas kesaj ecurie, rritja e cmimit te naftes me se shumti kohet e fundit eshte atribut i zhvleresimit te dollarit. Mirepo grosistet ne tregun vendas jane duke spekuluar me kete fenomen. Keto dite ne tregjet vendase nje liter nafte po shitet me 160-165 leke, duke e justifikuar kete cmim me tregjet nderkombetare. Por grosistet nese e kane blere dollarin vjet me 96 leke tani jane duke e blere me 77 leke. Keshtu qe rritja e cmimit ne tregun nderkombetar favorizohet nga kursi i kembimit. Eshte bere tradite tashme se sa here qe cmimet e naftes ne tregun nderkombetar rriten, edhe ne tregun vendas ndodh keshtu.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika