Zbulohet ne Bylis pusi i hapur ne shkemb
E Hene, 26 Maj 2008
Xhemil Beharaj
Ekspedita arkeologjike e Bylisit vijon, e perpos objekteve qe deshmojne lashtesi, pak dite me pare eshte zbuluar edhe nje pus uji. Rast unik, pasi pusi eshte brenda shkembit, 4 metra i thelle dhe 3 metra i gjere. Ekspedita e cila vijon prej 4 vjetesh ne Bylis eshte ne saje te nje bashkepunimi me arkeologet franceze. Ky pus i hapur ne shkemb dhe objekte te tjera arkeologjike jane te nje rendesie te vecante, pohojne specialistet qe po germojne aktualisht ne rrenojat antike te Bylisit. Dhe drejtuesi i kesaj ekspedite, arkeologu Skender Muca ka pohuar se jane objekte me vlera shume te rralla per antikitetin shqiptar.
KANTINA
Para se te zbuloje pusi i hapur ne shkemb, u zbulua nje kantine vere ne 15 metra katrore, dy qypa dhe govata ku shtypej rrushi. Arkeologet qe jane duke germuar aktualisht ne Bylis, pohojne se jane objekte tejet te vecanta dhe zbulohen per here te pare. Gjate punes mese dhjete ditore te kesaj ekspedite, perpos kantines se veres, u arrit te zbulohej edhe pusi i ujit me gryke 85 cm , i thelle kater metra dhe i gjere ne baze tre metra. E vecanta qendron ne faktin se pusi nuk eshte i ndertuar ne saje te germimeve ne thellesi te tokes, dhe vendosje guresh apo tullash por eshte i teri i gdhendur ne shkemb. Pra banoret e asaj kohe kane skalitur brenda shkembit nje pus uji i cili edhe ditet e sotme, i zbuluar nga kjo ekspedite, ishte i lagesht. Arkeologet vijojne punen qetesisht dhe rrefejne per rezultatet e ekspedites duke pohuar se sivjet puna eshte me e organizuar. Grupi i arkeologeve qe germojne kete vit ne Bylis perbehet nga pese arkeologe francezeve, nje kanadeze dhe disa punonjesve shqiptare te cilet jane banues ne fshatin Hekal te rrethit Mallakaster. Punimet e kesaj ekspedite i drejton arkeologu Skender Muca i cili ka nje ndjeshmeri teper te madhe ndaj kesaj zone, pasi eshte vet prej ketij rrethi. Ndersa sa i takon zbulimeve te reja ata pohojne se vendi ku ndodhet kantina e veres tashme eshte ne fazen e zbulimit te saj fillestar. Para se te pikasej nga arkeologet qe prej vitesh germojne ne Bylis, ajo ka qene e mbuluar me dhe dhe gure. “Pasi hoqem pjesen mbuluese-tregon Mitat Goxhaj njeri prej punetoreve, u duk qarte se pjesa ku ndodhej kantina eshte e mbuluar me pllaka balte qeramike te cilat kane sherbyer ne ate kohe per mbulimin e ndertesave”. Vetem pas largimit te tyre, per te cilat eshte duke u punuar momentalisht, do te dal qarte ne pah se cfare fshihet nen kete hapesire. Arkeologet vijojne duke treguar se, “jane edhe kollona prej guri te cilat aktualisht jane te shtrira pertoke por pas perfundimit te punimeve ato do te ngrihen prej specialisteve ashtu si mund te kene qene ne ate kohe”. Per te dhene ne kete menyre me qarte edhe imazhin e asaj cka ka qene shekuj shkuar ne kete vend te lashte.
Ekspedita e sivjetshme drejtohet nga arkeologu francez, Paskale Shevalie profesor ne universitetin e Klemont veran te Ovelies. Ndersa nga pala shqiptare eshte arkeologu Skender Muca i cili tregon se “Pika antike e Bylisit shquhet per numurin e madh te Kishave Palokristiane jo vertem per numurin e madh te tyre por edhe per madhesine e tyre. Keto hyjne ne kishat e medha ose te mesme.Numuri i tyre eshte me i madh se pese, pasi vetem 5 jane zbuluar deri tani”. Mirepo duke qene nje ekspedite e cila do vijoje, i takon nje periudhe te mevoneshme numri i sakte i tyre.
Ndersa sa i takon pusit te ujit i cili eshte i skalitur brenda nje masivi shkembor punonjesi tjeter i kesaj ekspedite Agroni pohon se, “Eshte objekt i vecante pasi kemi hasur ne puse uji qe kane qene te hapur nen toke dhe per te mos u shembur dheu kane qene te mbrojtur me mur guri”. E vecanta e ketij pusi qendron pikerisht ne faktin e hapjes se tij ne masivin shkekmor. Banoret e kesaj qyteze ne kohen e tyre kane skalitur brenda masivit te shkembit nje pus. Ai ka nje gryke me diameter rrethe 85 centimetra, thellesi kater metra. Sapo kalon gryken e tij prej afro 70 centimetrash ai fillon e zgjerohet deri poshte ne baze-tregojne specilistet. Baza e tij eshte rreth tre metra e gjere. Po te futesh poshte ka ende lageshti. Kjo tegon qe ai jo vetem furnizohej me uje qe mblidhej nga shiu por edhe buronte vet.
Skender Muca: Jemi perqendruar ne Kompleksin Peshkopal
Ekspedita kete vit ka filluar qe ne daten 7 maj dhe do te vazhdoje pune per kater jave rresht. Grupit te specilaisteve franceze i jane shtuar kete vit edhe punonjes te Parkut te Apollonise dhe te Bylisit. Punimet ne Bylis kane disa vjet qe kane filluar, tregon Muca, por ato tashme jane perqendruar ne Konpleksin Peshkopal (ku u gjet kantina e veres dhe pusi i ujit) dhe ne baziliken “E”. Ndersa sa i takon punonjesve te parqeve, ata jane shtuar ne menyre qe te fitojne nje pervoje prej te huajeve ne kete fushe.
Mitat Goxhaj: Kantina e mbuluar me pllaka qeramike
Prej 7 majit kur ka nisur ekspedita e Bylistit jane zbuluar objekte tejet interesante, nder to eshte edhe kantina e veres. Mitat Goxhaj njeri prej puntoreve, tregon se, “u duk qarte se pjesa ku ndodhej kantina eshte e mbuluar me pllaka balte qeramike te cilat kane sherbyer ne ate kohe per mbulimin e ndertesave”. Vetem pas largimit te tyre, do te dale qarte ne pah se cfare fshihet nen kete hapesire. Arkeologet vijojne: “Jane edhe kollona prej guri te cilat aktualisht jane te shtrira pertoke por pas perfundimit te punimeve ato do te ngrihen prej specilaisteve ashtu si mund te kene qene ne ate kohe”.