PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bankat nuk respektojne transparencen


E Hene, 26 Maj 2008

Blerina Hoxha

U bene me shume se dy vite kur u miratua nje ligj i ri per bankat qe i detyron ato te jene transparente me normat e interesit, por deri me tani ligji nuk po gjen zbatim. Gati ne te gjitha faqet e bankave ne internet e ke te veshtire te mesosh per normat e interesave per depozitat, madje per kredite e ke te pamundur. Keshtu te interesuarit, jo vetem qe nuk kane mundesi te njihen me sherbimet qe ofrojne bankat, por vete keto ente nuk zbatojne nje nga nenet themelore te ligjit per bankat qe ka te beje me transparencen. Rreth dy muaj me pare Gurvernatori Fullani ne nje takim me administratoret e bankave te nivelit te dyte, jo vetem qe i kritikoi bankat per kosto te larta te sherbimeve dhe mungese transparence, por i “kercenoi” se do te forconte edhe me tej rregullat e mbikeqyrjes. Transparenca e Bankave ne marredheniet me klientet ka rezultuar formale. Sipas Bankes se Shqiperise ne qofte se nje klient i di deri ne fund pasojat e kreditimit ne valute kur te ardhurat i ka ne leke, me siguri qe ai do te hezitoje. Ne qofte se nje klient i kupton shume mire kushtet dhe penalitetet, perseri ai do te hezitoje. Por bankat nuk i qartesojne keto detyrime ndaj klienteve te tyre pavaresisht se i detyron ligji dhe nje rregullore qe ato e kane pranuar per transparencen. individet nuk jane te orientuar rreth alternativave me te mira. Ata nuk kane mundesi te informohen rreth gjendjes financiare te bankes ne te cilen kane te ruajtur kursimet dhe gjithashtu nuk dine se, cila eshte banka qe ofron komisionet me te leverdishme. Nga ana tjeter per te siguruar fitime te larta bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Shqetesimi i Bankes se Qendrore ne aspekt qendron ne faktin se, pervec rritjes se ritmit te kredise, bankat me se shumti e japin huane ne valute nderkohe qe te ardhurat jane ne leke. “Te financosh konsumin e individeve ne valute eshte njesoj sikur te shesesh produkte ushqimore pa afat skadence” ka thene pak kohe me pare Guvernatori para bankiereve. Nderkohe qe abuzimet te renda vihen re edhe ne normat e interesit. Perqindjet per kredine ne leke vazhdojne te jene te larta. Duke iu referuar kredise me afat nje vjecar, sipas te dhenave te janarit 2008, ekziston nje diference prej 7.3 pike perqindjeje ndaj interesit te depozitave depozitave ne leke me te njejten afat. Nderkohe, qe i njejti tregues per valuten eshte 4 %. Per te tilla spekulime ne vendet e tjera ku ligji zbatohet bankat penalizohen me gjoba te renda deri ne pezullim licencash.

Rregulloret e reja

Banka e Shqiperise po permireson here pas here rregulloret ne drejtim te mbikeqyrjes se tregut bankar sidomos ne drejtim te kredive. Keto ndryshime parashikojne masa “ndeshkuese” ndaj bankave vecmas per miradministrimin e kredive. Ne keto kushte, autoriteti qendror bankar ka pergatitur nje pakete ndryshimesh rregullative, e cila e nderthurur me masa administrative dhe kontrolle ndaj bankave. Keto masa po merren per shkak se, bankat nuk kane marre ne konsiderate nje paralajmeron te bere nga Banka e Shqiperise me pare per rrezikun qe mbart kreditimi ne valute dhe transparencen.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika