Lamtumire kinematografise per shkak te racizmit
Anisa Ymeri
E Hene, 26 Maj 2008
Viti i hershem 1933! Ne faqet e revistes “Minerva” te Branko Merxhanit shkruhet: “Ka pak kohe qe nje djalosh simpatik shqiptar, i pajisur me cilesi te rralle artistike u duk ne qiellin e Rumanise si nje yll i shquar kinematografik. Bota mbeti e habitur me talentin e tij. Gazetaret zune te trumbetojne origjinen. Emri i Kristaq Antoniut lartesoi famen e vendit te vet. Ai e flet mire gjuhen e vendit te tij, e kur flet per vendin e te pareve, nje shprehje gezimi e krenari ai pershkon fytyren...”. Eshte studiuesi Abaz Hoxha i cili hedh drite mbi nje ane ta panjohur te jetes se Kristaq Antoniut ne librin e tij, “Shqiptaret ne kinematografine boterore”. Jeten e nje aktori te suksesshem i cili nuk mundi te vijoje karrieren e tij gjate! Pavaresisht talentit te tij te padiskutueshem, Kristaq Antoniu ndjeu peshen e diferencimit ne shoqerine kinematografike ne te cilen punonte, “Clipa-Film”. Trajtimi mjaft i keq beri qe Antoniu te largohej nga kinematografia dhe t’i perkushtohej kenges, i nxitur teper nga pedagogu i tij i kantos me origjine shqiptarem M. Toskanini. Per t’u ngjitur me pas ne skena te medha jo vetem te Rumanise por edhe ne Bullgari, Cekosllovaki, Itali a Jugosllavi.
I lindur ne Bukuresht ne vitin 1907, Antoniu ndonese pa shkelur asnjehere ne vendin e tij te origjines, ka pasur nje lidhje teper te forte nepermjet tregimeve te shumta dhe traditave qe prinderit e tij, si gjithe shqiptaret e Rumanise i ruajten me shume fanatizem. Ishte vetem 14 vjec kur pas shume peripecive mundi te rregjistrohej ne shkollen “Mimo-dramatike” e cila sherbente si trampoline per aktoret e kinematografise. Sipas te dhenave qe Hoxha sjell ne librin e tij, hera e pare e Antoniut ne kinematografi shenohet ne filmin “Gjynahu i pare” ne vitin 1924. Ndersa roli i pare kryesor eshte ne filmin “Sulmi”, per te vijuar me nje sere filmash te tjere me vone. Ndersa filmi qe e shnderroi edhe ne nje yll te kinematografise boterore ishte “Komitet” xhiruar ne vitin 1929. Hoxha shkruan se ky film gjendet edhe ne Arkivin tone te Filmit. Ne pak vite, talenti i Antoniut beri qe ai te shnderrohej ne nje artist popullor e kulmi shenohet ne vitin 1931 me xhirimet e filmit “Cokoj”, dhe vleresohet nga publiku si aktori me i mire i kinematografise rumune te atyre viteve.
Ndjenja e krenarise nder shqiptare s’mund te shmangeh kurrsesi, ndersa kritika rumune e vleresoi se tepermi Antoniun aktor dhe kengetar. Pasi pas largimit nga kinematografia, Antoniu u ngjit ne jo pak skena te Rumanise dhe dy disqet e tij, “Kristal” dhe “Kolumbia” si dhe debutimi i tij si tenor i pare ne teatrin “Alhambra” deri ne vitin 1938, vit ne te cilin u kthye perfundimisht ne Shqiperi, per te kontribuar ne jeten artistike te vendit tone. Hoxha shkruan se, “Ai interpretoi ne te parin film artistik shqiptar te xhiruar nga regjisori Mihallaq Mane “Takim ne liqen” me partnere Merita Sokolin dhe motrat Xhacka, film i shkurter xhiruar ne vitin 1943 midis Shen Naumit dhe Pogradecit. E pas clirimit ka pasur rol ne filmin “Gjurma” i regjisorit Dhamo.
Per t’u ndare ne kete moment krejtesisht nga filmi e per t’ja kushtur tere jeten e tij karrieres se ndritur ne operan shqiptare, ku edhe mbahet mend prej te gjitheve. Ndersa, rolet e ndritura ne kinematografi mbeten pertej Shqiperise, ne Rumani ku lindi, u rrit dhe u shkollua, por me dashurine e madhe per atdheun e tij, te ushqyer nga prinderit qe asnjehere nuk hoqen dore prej traditave shqiptare.
Shqiperia e njeh si kengetar
Teksa Rumania dhe ne gjere e njohin si nje prej aktoreve me te mire te kinemase, ne Shqiperi, Kristaq Antoniu njihet si nje prej kengetareve te pare te Teatrit te Operas dhe Baletit. Me pare, ai pat interpretuar nje sere veprash klasike dhe popullore te autoreve shqiptare. Pas vitit 1956, me krijimin e operas shqiptare, pati role kryesore ne operat e para te vena ne skenen tone si “Mrika”; “Traviata”; “Kavaleria Rustikana”; etj.
Tenor dhe bariton i operas shqiptare, me zerin e te cilit u ngjiten ne skene jo pak kryevepra boterore. Karriera e tij zgjati ne teatrin tone te operas, ndersa nga kinematografia ju desh te hiqte dore shpejt. Jo vetem per shkak te racizmit qe e ndoqi teksa ishte ne Rumani, por edhe pse shteti shqiptar pasi u kthye ketu, nuk i dha bursen e premtuar per te ndjekur studimet 2 vjecare ne Gjermani per kinematografi. Ne kohen kur Antoniu jepte koncerte ne tere Shqiperine, pas kthimit perfundimtar ne token e te pareve te tij, edhe gazetat vendase nuk ja kursyen ne asnje moment levdatat. Ndonese ketu nuk kishte kritike te mirefillte as per muzike e as per kinematografi, interpretimet e tij u duartrokiten nga publiku i asaj kohe cka ishte nje deshmi e madhe e suksesit te Kristaq Antoniut ne skenen shqiptare.
Tenori Kristaq Antoniu
Kristaq Antoniu, u njoh si tenor dhe bariton i operas shqiptare, me zerin e te cilit u ngjiten ne skene jo pak kryevepra boterore. Pas vitit 1956, me krijimin e operas shqiptare, pati role kryesore ne operat e para te vena ne skenen tone si “Mrika”, “Traviata”, “Kavaleria Rustikana” etj.
Hera e pare ne Shqiperi
Shqiperine, token e te pareve te tij e shkeli vetem ne vitin 1932. Arsyeja?! Per te dhene nje sere koncertesh ne qytetet kryesore te vendit qe deri atehere ne syte e tij ishte i shtypur dhe tejet i mjeruar, sic prinderit e tij ja paten pershkruar. Abaz Hoxha shkruan ne librin e tij “Shqiptaret ne kinematografine boterore” se ai dha koncerte ne shume qytete te Shqiperise, Tirane, Durres, Elbasan, Korce e gjetke. Doemos qe shqiptaret e priten teper mire Kristaq Antoniun. Koncerte te cilat u komentuan gjate ne shtypin e kohes duke nxjerre ne pah edhe ndjenjen e madhe te krenarise kombetare.
Vleresimet e kritikes
Kritiku R. Demon shkruante ne vitin 1931 ne revisten “Kritika kinematografike”: “Rolin kryesor ne filmin “Cokoj” e mbajti nje u ri me shume talent, Kristaq Antoniu, qe eshte personazhi me simpatik i filmt, cilesi qe i kam verejtur se i mban edhe ne jeten private. Per servilin Aleks as qe mund te gjeje nje interpretues me te mire”.
E megjithe talentin e tij, Kristaq Antoniu nuk mundi t’i shpetonte pakez racizmit. Pasi ne kompanine e tij filmike, origjina e tij shqiptare e bente ta diferenconin. Ndaj edhe ai vendosi te largohej nga shoqeria filmike per t’ju kushtuar kenges.
Filmografia e Kristaq Antoniut
“Gjynahu i pare” 1924
“Jadesh” 1926
“Xha Enea kokoroci ne ciglig” 1926
“Sulmi” 1927
“Lyra” 1927
“Majori murra” 1927
“Janku Zhiani” 1928
“Komitet” 1929
“Cokoj” 1931