Han nxjerr dhembet: Dua disipline!
E Shtune, 24 Maj 2008
Jeton Selimi
Holandezi nuk ka humbur kohe te vere pikat mbi "i" dhe i ka percaktuar rregullat e lojes ashtu sic ka deshiruar. Fundja, eshte lehtesisht e kuptueshme qe Han te percaktoje "urdheresat e tij", por ne mbledhjen qe zgjati thuajse nje ore, "Ariu" holandez u ka vene kufirin te thana kuqezinjve. Ai eshte shefi, te gjithe duhet t'i bindet. Disiplina eshte rregulli i pare i pllakes se gurte te Ari Hanit, te tjerat do te plotesohen me ngadale.
Eshte zhvilluar pas seances se pare stervitore te dites se djeshme. Ne te kane qene te pranishem te gjithe lojtaret kuqezinj, te cilet kane heshtur dhe kane mprehur veshet duke ngulitur mire ne koke ate qe thoshte bosi i tyre. "Ta keni te qarte, disiplina eshte e para, te tjerat jane me pas", mesohet t'u kete thene trajneri holandez kuqezinjve. "Nje skuader e padisiplinuar nuk eshte aspak nje skuader. Une kam rregullat e mia, sikunder cdo trajner, ndaj dua qe ato te respektohen deri ne nje", ka nenvizuar gjate mbledhjes se djeshme trajneri Ari Han. Me pas, holandezi e ka kaluar biseden ne startin real te misionit te tij si trajner i Shqiperise. Perballja me Polonine perben dhe premieren e vertete te Ari Hanit qe nga firma e tij e hedhur ne fillim te janarit. "Dua ta nisim mire. Polonia eshte nje ekip i mire, nje skuader qe eshte kualifikuar per ne Euro 2008, por per ne ka shume rendesi te bejme nje paraqitje dinjitoze, sepse kjo do te na lejoje t'i shikojme gjerat me me kthjelltesi ne te ardhmen e afert", eshte shprehur trajneri holandez i kuqezinjve, Ari Han, ne mbledhjen e pare te vertete me lojtaret e grumbulluar per anti-Polonine.
Dita e djeshme eshte karakterizuar nga nje stervitje e ngjeshur dhe intensive. Trajneri Han e kishte organizuar stervitjen ne dy seanca. Seanca e paradites kishte me shume nje karakter fizik, ku lojtaret kane kryer vrapime dhe ushtrime te ndryshme, ndersa ne seancen e pasdites, ata kane punuar me shume me topin duke zhvilluar nje stervitje me karakter taktik. Grupi eshte ne forme te plote dhe kjo padyshim e kenaq Ari Hanin, i cili per premieren e tij do te kete ne dispozicion te tere te besuarit e tij. Mergim Mavraj, ndryshe nga sa eshte deklaruar ne media, nuk i eshte bashkuar grupit kuqezi, duke preferuar te shkoje me pushime, ndersa vetem sot do te behet e mundur ardhja e Lorik Canes.