 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bankat, investime me rrezik dhe manovra me depozitat
E Shtune, 24 Maj 2008
Deklaratat paralajmeruese se, bankat e nivelit te dyte nuk bejne loje te ndershme me klientet jane bere shpesh kohet e fundit nga zyrtare te larte te Bankes se Shqiperise. Vec te tjerash, duke u munduar te rrisin fitimet, bankat po shtojne rrezikun. Nje studim i Fondit Monetar Nderkombetar qe i eshte dorezuar eksperteve te Bankes se Shqiperise, thote se, eshte evidentuar ne sistemin bankar shqiptar kostoja e larte e ndermjetesimit, e cila ka ardhur vazhdimisht ne rritje. Kjo rritje e larte i referohet rritjes se investimeve te bankave ne aktive me rrezik me te larte dhe ndryshimit te struktures se depozitave ne favor te atyre ne valute, me norma me te uleta interesi. Sipas nje studimi te FMN-se, mendohet se keto kosto te larta ndermjetesimi pengojne zhvillimin ekonomik te rajonit dhe flasin per nje mungese eficience. Ndryshimi i ambientit te biznesit nepermjet reformave institucionale dhe nxitja e konkurrences midis bankave, zhvillimi i sektorit jobankar, do te ishin hapat e pershtatshem per rritjen e eficiences dhe uljen e kostove te ndermjetesimit financiar, rekomandon fondi.
Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Kete konstatimin e ka bere vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili ka leshuar kritika te ashpra ndaj bankiereve muajin e kaluar, duke lajmeruar se do te forcoje edhe me shume rregullat e mbikeqyrjes dhe masat administrative ndaj tyre. Shqetesimi i Bankes Qendrore qendron ne faktin se, pervec rritjes se ritmit te kredise, bankat me se shumti e japin huan ne valute, nderkohe qe te ardhurat jane ne leke. Treguesi i kredive me probleme ndaj totalit te portofolit te kredive ne terma bruto, perllogaritet 3,6 per qind ne fund te janarit 2008, kjo perqindje nje vit me pare ka qene rreth 2.6%.
Spekulimet me interesat
Nderkohe qe abuzimet te renda nga bankat vihen re edhe ne normat e interesit. Perqindjet per kredine ne leke vazhdojne te jene te larta. Duke iu referuar kredise me afat njevjecar, sipas te dhenave te ketij viti, ekziston nje diference prej 7,3 pike perqindjeje ndaj interesit te depozitave ne leke me te njejtin afat.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kredia ne leke, bien interesat
- Procedurat per lejet krijojne kosto per biznesin
- Shitja e KESH, nis faza e parakualifikimit
- "Shperthen" taksa e sheshte, plani 216%
- Turizmi, forcohet ligji per licencat
- Rritja e pagave, fondi 80 milione euro
- Akciza, nuk mblidhen 10 milione euro
- Mali i Zi, 10 euro takse kufitare
- Raifeisen ne gare per telekomin serb
- Zjarret, rriten 46% kontratat e sigurimit
- Prill, eksportet 100 milione euro
- I nvestitoret interes per minierat dhe naften
- Qershor, perfundon mbikalimi i Kamzes
- Shperndarja e energjise, nis tenderi
- Rindertimi i Gerdecit, 8 milione euro
|
|