 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjeografia e sigurimeve, 50% ne Tirane
E Shtune, 24 Maj 2008
Blerina Hoxha
Ashtu si edhe tregu bankar, edhe sherbimet e sigurimeve jane me te perhapura ne qytetet e medha si Tirane, Durres, Elbasan, Korce, ndersa ne qytetet e vogla te sigurohesh eshte gati nje term i panjohur. Per here te pare nje panorame te qarte per shtrirjen e tregut te sigurimeve e ka dhene Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare keto dite.
Sigurimet per fryme
Treguesi i sigurimeve per fryme ka arritur vitin e fundit ne 20 dollare, nga 15 USD qe ka qene nje vit me pare. Megjithekete rritje modeste, Shqiperia mbetet me nivelin me te ulet te sigurimeve per fryme. Per sa i perket sigurimeve per fryme sipas prefekturave, Prefektura e Tiranes me 4,034 leke per fryme ze vendin e pare e pasuar nga prefektura Gjirokaster me 2,219 leke per fryme dhe me tej Durresi dhe Vlora perkatesisht me 2,107 leke per fryme dhe 1,941 leke per fryme. Nje renditje e tille, ku Gjirokastra renditet e dyta, shpjegohet me faktin se ketu popullsia nuk ka ritme rritje si ne prefekturat e Shqiperise qendrore dhe bregdetare, dhe se banoret e kesaj prefekture nuk shpenzojne me shume per produktet e sigurimit, por si nje prefekture kufitare mjetet qe kalojne drejt Greqise blejne produktin e Kartonit Jeshil. Prefektura te medha si Durresi dhe Vlora jane normale ne kete renditje. Nocioni siguracion ne shoqerine tone njihet vetem per makinen. Rrallekush e di se sigurohet jeta, shtepia, pasuria, shendeti etj. Per kete, shqiptaret jane humbesit me te medhenj kur pesojne fatkeqesi e sidomos prej atyre natyrore, sepse nuk kane provuar ndonjehere te sigurojne pasurine ose jeten. Per me teper, kete lloj sigurimi nuk e aplikojne as kompanite qe jane ne pronesi te shtetit, nderkohe qe tregu ka plot 10 kompani qe e ofrojne kete sherbim. Per shkak te kesaj situate, Shqiperia ashtu si edhe ne shume sektore te tjere, ka siguracionet per fryme ne nivelin me te ulet ne Evrope, me jo me shume se 13 USD.
Tirana kryeson
Peshen me te madhe ne prime te shkruara bruto ne sigurimin motorik e ze Prefektura e Tiranes me 42.97% e me pas Durresi me 13.58%, Fieri me 7.61% dhe Vlora me 7.27%, kjo e shpjeguar me faktin e perqendrimit me te madh te popullsise ne keto prefektura, por prefekturat e Durresit dhe Vlores duke qene dhe prefektura bregdetare. Ndersa ne sigurimin jo motorik rreth 80% te primeve te shkruara bruto e ze Prefektura Tirane. Pavaresisht perqendrimit te bizneseve dhe bankave ne Tirane shperndarja gjeografike e sigurimeve jo motorike mbart deviacioneve per sa i perket prefektures ku ndodhet pergjegjesia e siguruar, pasi ne te shumten e rasteve lidhja e kontratave te sigurimit behet ne prefekturen e Tiranes ku ndodhen dhe Drejtorite e Pergjithshme te Shoqerive te sigurimit. Edhe ne produktet e jetes shihet se, Prefektura Tirane ze rreth 80% te tregut.
Sic shihet dhe ne grafik ne prefekturat e medha ku eshte perqendruar biznesi dhe bankat pesha specifike e produkteve te "Jetes" eshte me e larta. Peshen me te madhe prej rreth 76% ne te ardhurat e sigurimit ne kete produkt e ze "Jeta e Debitorit". Ky produkt i sigurimit eshte kerkese e bankave te nivelit te dyte per ofrimin e kredive individeve dhe personave juridike.
Nga ana tjeter, specialiste ne Komisionin e Mbikeqyrjes Financiare, institucioni qe mbikeqyr kete treg besojne se, palet e interesuara do te jene me atraktive, pas rritjes se konkurrences ne treg dhe zgjerimit te games se sherbimeve. Aktualisht operojne shtate shoqeri te sigurimit te jo-jetes, dy shoqeri te sigurimit te jetes dhe nje shoqeri qe kryen aktivitet jete dhe jo-jete. Miratimi i ligjit te ri per zgjerimin e games se sigurimit te detyrueshem pritet te sjelle me shume te ardhura per kompanite dhe per rrjedhoje edhe per zgjerimin e tregut.
Kompanite e sigurimeve nuk sigurojne veten
Me shume se cdo aktivitet tjeter, vete kompanite e sigurimeve duhet te sigurohen. Cdo kompani ka si obligim te siguroje aktivitetin e saj ne kompanite e risigurimit, por kompanite qe operojne ne vendin tone nuk jane shume korrekte per te permbushur kete detyrim. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, shumica e shoqerive te sigurimit qe operojne ne treg nuk kane kapacitetin e duhur per te lidhur kontrata risigurimi efikase. Si rrjedhoje, keto shoqeri kane nje nivel te larte te mbajtjes se riskut si dhe kontrata risigurimi me cilesi te ulet. Sipas te dhenave te fundit, vetem dy shoqeri sigurimi kane lidhur kontrata risigurimi per katastrofa per te mbuluar rrezikun ndaj termeteve. Aktualisht jane pjekur kushtet per nje ri-sigurues lokal qe te menaxhoje rrisqe te vecanta ose per katastrofa.
Sigurimi i detyrueshem, ja produktet e reja
Ne kuadrin e integrimit evropian, ekonomia shqiptare po hapet ndaj tregjeve te reja dhe si rrjedhoje, lindin nevoja te reja te tregut qe duhet te adresohen per sa i perket sigurimit te pergjegjesive qe lindin nga zhvillimi i aktivitetit tregtar. Prandaj ekspertet e Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare po punojne per hartimin e nje legjislacioni te ri qe do te prezantonte ne treg produktet e sigurimit te detyrueshem per aktivitetin tregtar.
Promovimi dhe inkurajimi i zhvillimit te tregut financiar jobankar do te jete fokusi i Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare per periudhen e ardhshme. Produktet qe do te sigurohen me detyrim perfshijne sherbimet e hotelerise, pikat e tregtimit te naftes, gazit, industria e ndertimit dhe disa profesione te ushtruara me shkalle te larte rrezikshmerie si, ne fushen e ndertimit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kredia ne leke, bien interesat
- Procedurat per lejet krijojne kosto per biznesin
- Shitja e KESH, nis faza e parakualifikimit
- "Shperthen" taksa e sheshte, plani 216%
- Turizmi, forcohet ligji per licencat
- Rritja e pagave, fondi 80 milione euro
- Akciza, nuk mblidhen 10 milione euro
- Mali i Zi, 10 euro takse kufitare
- Raifeisen ne gare per telekomin serb
- Zjarret, rriten 46% kontratat e sigurimit
- Prill, eksportet 100 milione euro
- I nvestitoret interes per minierat dhe naften
- Qershor, perfundon mbikalimi i Kamzes
- Shperndarja e energjise, nis tenderi
- Rindertimi i Gerdecit, 8 milione euro
|
|