Afrike e Jugut, banoret vrasin emigrantet
E Shtune, 24 Maj 2008
Sulme te banoreve ndaj emigranteve nga vendet e tjera afrikane me pasoje vrasjen deri dje ne mbremje te te pakten 40 personave te pafajshem. Zhvillimet vijne pas pretendimeve te vendasve se te huajt qe vijne dhe jetojne ne Afriken e Jugut, zene vende pune lehtesisht, madje shume prej tyre po pasurohen e jetojne ne luks. Ne Johanesburg gjendja paraqitet me e qete, por per sulme te reja eshte njoftuar nga qyteti bregdetar, Durban. Sulmet po nxiten nga Partia Zulu Inkatha, e cila deshiron te rrise ndikimin e saj ne rrafsh kombetar.
Urdhri per nderhyrje eshte dhene dhe ushtria po mobilizohet. Pas kritikave, Presidenti Thabo Mbeki iu nenshtrua presionit. Por ai ka pranuar se rezervat e policise jane shterur. Ndaj ajo do te mbeshtetet nga ushtria me personel, logjistike dhe mjete speciale.
Shpallja e gjendjes se jashtezakonshme po bisedohet sic duket tani edhe ne qarqe qeveritare. Por Kryeministri i provinces se goditur Gauteng, Sam Shilova, shprehet kunder: "Ne duhet te nderhyjme me tere fuqine. Por shfuqizimi i pjeseve te Kushtetutes permes gjendjes se jashtezakonshme do te na fuste ne telashe". Edhe ministri i Financave me emer te mire, si te te bardhet ashtu dhe te njerezit me ngjyre, Trevor Manuel, eshte kunder recetave te njeanshme. Sipas tij, vetem pushteti nuk mund ta zgjidhe kete problem. "Vendimtare eshte se cfare rezultati do te kemi ne fund dhe jo mjetet qe do te perdoren. Ushtria nuk mund te jete zgjidhje, ne duhet te gjejme nje gjuhe te perbashket me te goditurit. Ne duhet te permiresojme jeten e tyre te perditshme, t'i afrojme, t'iu japim nje shans. Shume te rinj e ndjejne veten te lene pas dore dhe te perjashtuar".
Tashme eshte krijuar urrejtja ndaj afro shtate milione 'Kverekvereve', sic quhen te huajt ne Afriken e Jugut. Qeveria Mbeki dhe ministri i tij i Financave i lavderuar nderkombetarisht nuk kane arritur ende te gjejne receten e duhur kunder varferise masive dhe pa perspektives qe ka kapluar vendin. Dhe te pakenaqurit pastaj shfryjne tere mllefin ndaj te huajve: "Ne jetojme si mysafire ne vendin tone. Te huajt kane shtepite qeveritare te cilat nuk i kemi ne, kane punen, postet drejtuese dhe per shkak se qeveria nuk vepron, veprojne ata".
Nje tjeter therret: "Ne do te vrasim". Nderkohe numri i te vrareve ka kaluar mbi 40. Ndersa policia, flet per 16 mije te debuar. Te cilet detyrohen te kalojne net ne te ftohte, ndersa rrugetojne jashte deshires derisa te kalojne kufirin.
Te debuarit: Na plackiten
"Ata na i moren krejt cka kishim, te gjitha te hollat. Keta njerez mund te jetojne vetem duke u marre te tjereve pasurine. Ne e duam punen dhe planifikonim qe me parate e kursyera te ndertojme nje te ardhme me te mire ne vendin tone", tregon nje i debuar nga Zimbabvea.