PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Cekia pranon sistemin amerikan te mbrojtjes raketore


E Shtune, 24 Maj 2008

Qeveria e Cekise ka miratuar nje marreveshje me SHBA per stacionimin e sistemit te planifikuar amerikan te mbrojtjes raketore ne Evropen Lindore. Aprovimi u dha gjate nje takimi qe u be te merkuren ne qytetin Teplice, beri te ditur nje zedhenese. Uashingtoni synon ta lidhe pajisjen e radarit ne Ceki me 10 anti-raketa te stacionuara ne Poloni. Sipas te dhenave te Ministrise se Jashtme ne Prage, ministrja e Jashtme amerikane, Kondolisa Rajs, do te shkoje brenda dy muajve te ardhshem ne Prage, per te nenshkruar marreveshjen kuader. Ne themel te kesaj marreveshjeje jane dy marreveshje te tjera, te cilat duhet te aprovohen nga Parlamenti. Negociatat per marreveshjen e dyte ende vazhdojne.

Ky hap u shoqerua dje me protesta te forta nga Rusia dhe Kina. Ne nje deklarate te perbashket, u tha se "te dyja palet besojne se krijimi i nje sistemi te mbrojtjes raketore nuk ndihmon per krijimin e nje ekuilibri dhe stabiliteti dhe demton perpjekjet nderkombetare per kontrollin e armeve dhe mos furnizimin me to". Deklarata u nenshkrua nga te dy presidentet, Dmitri Medvedjev dhe Hu Jintao, gjate vizites qe Presidenti rus po ben ne Pekin.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika