PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Veriu dhe vonesa e zbarkimit te EULEX


E Shtune, 24 Maj 2008

Albana Isufi*

Vonesa e zbarkimit te plote te EULEX-it ne Kosove do te mund te shkaktoje probleme ne fushen e sundimit te ligjit, sidomos ne veriun e Kosoves, i cili vazhdon te jete jashte kontrollit te institucioneve, vleresojne politikane kosovare. EULEX, misioni qe do mbikeqyre sundimin e rendit dhe te ligjit ne Kosove, nuk do te filloje punen sic ishte parapare me 15 qershor. "Nuk dua te flas per datat, per javet apo muajt, sepse kjo do te ishte spekulim, por te gjithe e dime se situata ne terren nuk eshte e lehte. Ne ende po e ndertojme misionin, ne po zbarkohemi, por ne nuk do te mund te jemi plotesisht funksionale me 15 qershor", thote zedhenesi i EULEX-it, Victor Reuter, i cili permend dy probleme qe po shkaktojne vonesen e fillimit te punes se EULEX-it. "E para ka te beje me kornizen politike nderkombetare dhe e dyta ka te beje me problemet teknike ne terren", tha Reuter.

Ky fakt ka ngritur shqetesimin te analistet, te cilet mendojne se mund te shkaktohet vakuum ne fushen e drejtesise dhe policise, meqe edhe pas 15 qershorit, kur hyn ne fuqi Kushtetuta, Qeveria e Kosoves nuk merr te gjitha kompetencat ne polici, drejtesi e dogana. Victor Reuter eshte optimist se ende ka hapesire per t'u mos u shkaktuar ky vakuum. "Nuk mendoj keshtu, sepse cdo gje do te vihet ne vend te vet dhe nuk do kete zbrazetire ligjore. Jemi shume optimiste ne zbarkimin sa me te shpejte", thote Reuter.

Druajtja per mungese te sundimit te ligjit eshte me e madhe ne Mitrovice. Pjesa veriore e ketij qyteti ka qene jashte kontrollit te institucioneve qe nga '99-a. Shpresohej se atje do filloje te sundoje rendi dhe ligji pas zbarkimit te EULEX-it. Por, jane serbet ata qe kundershtojne kete mision.

Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, thote se vetem shuarja e strukturave paralele do t'ia ktheje normalitetin edhe veriut te Kosoves. "Qellimi eshte qe ata qe jane mbrapa strukturave paralele te sigurise, te arrestohen, ata qe jane pergjegjes per dhune, reketim dhe forma tjera te presionit. Qellimi ka qene qe sa me shpejt te vendoset EULEX-i dhe te filloje te funksionoje rendi dhe ligji. Ky eshte qellimi kryesor. Nese ky zbatohet, gjerat tjera do te jene me te lehta", tha Rexhepi, i cili eshte optimist se, megjithate, Nju Jorku dhe Brukseli do te gjejne nje gjuhe te perbashket se kush nga misionet nderkombetare do te mbetet ne Kosove pas 15 qershorit. "Problemet qendrojne mes misionit te UNMIK-ut dhe pranise se ardhshme te ICO/EULEX-it dhe ne vonesa per nje periudhe disa javesh nuk do te shkaktoje probleme te medha. Me rendesi eshte qe EULEX-i te vendoset edhe ne pjesen veriore dhe ta kryeje misionin e vet". "Keshtu qe une nuk e marr shume tragjikisht ate. E marr si nje proces qe ende duhet t'i harmonizojne qendrimet Nju-Jorku dhe Brukseli. Mendoj se EULEX-i gradualisht do ta shtrije pushtetin edhe ne veri", tha Rexhepi.

Ende mbetet e paqarte prania e ardhshme nderkombetare. Pa pezullimin e Rezolutes 1244, UNMIK-u nuk mund ta leshoje Kosoven, keshtu qe lideret kosovare kane filluar te flasin per nje rikonfigurim te UNMIK-ut e jo shuarje te tij, sic thuhej me pare. Sidoqofte, Grupi Drejtues per Kosoven, ne takimin e se enjtes, ka theksuar se Qeveria e Kosoves, sikurse edhe perfaqesuesi civil nderkombetar, do t'i marrin pergjegjesite me 15 qershor, ashtu edhe sic parashihet me pakon e Ahtisarit dhe me Kushtetuten e Kosoves. Por, as ky grup nuk ka dhene sqarime per pranine civile nderkombetare pas dates 15 qershor.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika