PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rikthimi, fluks serbesh drejt Kosoves


E Shtune, 24 Maj 2008

Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe miratimit te Kushtetutes, interesimi i komunitetit serb per t'u kthyer ne Kosove, eshte rritur. Kete e kane pohuar dje, perfaqesuesit e Ministrise se Komuniteteve dhe Kthimit. Ismet Hashani, zevendesminister, konstaton se numri i sakte i te kthyerve nuk dihet, por levizjet e fundit te banoreve serbe dhe kontaktet ne Ministrine e Kthimit tregojne per ndryshim te gjendjes. "Per shifra konkrete nuk mund te flasim ne keto momente, sepse ju e dini se disa procese politike dinamike qe jene zhvilluar ne Kosove, ndoshta kane ndikuar ne ate qe te mos kemi numer te sakte". "Mirepo, mund te them se pas ketyre proceseve, pas shpalljes se pavaresise dhe akteve juridike, sic eshte Kushtetuta, eshte me i shprehur procesi i kthimit", tha Hashani.

Nga ana tjeter, Oliver Ivanovic, nje nga perfaqesuesit e komunitetit serb ne Kosove, hedh pretendimin se me shume nder te rikthyerit, kane si synim shitjen e pronave. Ne kete pike, konstaton: "Serbet vijne, kthehen, ndertojne shtepi dhe pastaj i shesin, sepse ndjenja e pasigurise te serbet eshte e madhe". Sipas Ivanovic, ajo mund te hiqet duke permiresuar gjendjen ne terren".

Se fundi, Qeveria e Kosoves ka ndare nje buxhet te vecante prej 2 milione eurosh, te cilat do te shfrytezohen per projekte te ndryshme qe do ta rrisin procesin e integrimit te te gjitha komuniteteve ne Kosove.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika