Opozita kunder, Kuvendi miraton "Diten e Shqiptareve"
E Shtune, 24 Maj 2008
Pa votat e opozites, Kuvendi miratoi dje Ligjin per festat ne Kosove. Ky ligj, njeh si festa zyrtare 17 shkurtin dhe 9 prillin. 28 Nentori eshte shnderruar nga Dita e Flamurit ne Diten e Shqiptareve. Ndersa jane caktuar dhe ditet e komunitetit boshnjak, ashkali, turk, goran e rome. Ne konsultim me serbet do te percaktohet edhe festa e ketij komuniteti.
Kuvendi i Kosoves, me shumice votash, ka miratuar Ligjin per festat zyrtare. Ligji eshte miratuar pa votat e opozites, e cila e ka kundershtuar formen e kompromisit te paraqitur para Kuvendit nga Komisioni 'ad hok'.
Ligji ka marre 46 vota per, 32 kunder dhe 9 abstenime. Ky tekst i miratuar, ishte rezultat i kompromiseve qe qeveria e Kosoves i ka bere me Zyren Civile Nderkombetare dhe perfaqesite diplomatike ne Prishtine. Ligji per festat, ben pjese ne kuadrin e ligjeve qe dalin nga Plani i Ahtisarit dhe hyn ne fuqi pasi qe te fuqizohet dhe Kushtetuta e Kosoves.
Sipas versionit te miratuar dhe paraqitur para ligjvenesve nga deputeti i PDK-se, Fehmi Mujota, kryetar i komisionit, Ligji per festat ne Kosove, njeh si feste zyrtare 17 Shkurtin - Diten e Pavaresise, 9 prillin - Diten e Kushtetutes si dhe nente festa tjera fetare dhe nderkombetare.
Ne piken 5.5 te ketij Ligji, si festa memoriale perfshihen, 28 Nentori - jo si festa e flamurit, por si festa e shqiptareve, pastaj 12 qershorin, si festa e paqes dhe jo si Dita e Clirimit, 6 marsi si dite te perkujtimit dhe nderit per veteranet dhe jo si dita e deshmoreve.
Si kompromis, ne kuader te festave memoriale jane perfshire dhe pese data te komuniteteve, atij boshnjak, ashkali, turk, goran dhe rome. Tash,e ka mbetur qe ne konsultim me serbet te percaktohen edhe festat e ketij komuniteti.
Partia e Thacit, e kenaqur
Partia mazhoritare ne Kuvend, PDK-ja e ka konsideruar kompromis te kenaqshem kete version. Keshtu te pakten ka thene, kryetari i Grupit parlamentar te PDK-se, Rame Buja. "Natyrisht ky kompromis nenkuptoi qe te futen festat qe jane kerkuar, por me modifikime me emertime, por megjithate jane futur ne ligj dhe nuk jane me deklarata, prandaj ne e votuam kete ligj", tha Buja.
Opozita sulmon ligjin e ri
Perkunder mazhorances, opozita e ka kundershtuar Ligjin ne formen se si eshte miratuar. Deputeti i AAK-se, Ahmet Isufi tha se ky ligj nuk perfill interesat e shumices ne Kosove dhe si i tille eshte i papranueshem. "Sot eshte bere nje shkelje e vullnetit politik te popullit te Kosoves sa i perket datave te caktuara, sepse eshte nderruar emertimi i diteve tona qe i kemi te shenuar gjate historise. Prandaj, konsideroj se eshte bere nje shkelje dhe eshte nje vendim qe nuk i shkon ne favor popullit shqiptar qe i ka datat e veta te caktuara", tha Isufi.
Kundershton edhe LDD
Papajtueshmerine me miratimin e ketij Ligji ne formen se si eshte miratuar, e ka shprehur dhe LDD-ja. Shefi i Grupit parlamentar te LDD-se, Lulzim Zeneli, tha se asnje nga kerkesat e Kuvendit te shprehura ne seancen e fundit, nuk eshte perfillur me kete ligj. "Ketu kemi te bejme me nje politike, e cila ka per baze kursin ditor, propaganden ditore, dhe se sot kur jemi ne kete faze, kur nevojitet nje politike e ndergjegjshme dhe e pergjegjshme eshte per keqardhje se sot per sot, qeveria e Kosoves, partite ne pushtet, kalkulojne mbi baza ditore", theksoi Zeneli.